• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogan: Morëm përgjegjësi për të qeverisur në pesë vitet e ardhshme, fitues i vetëm është Turqia

Erdogan: Morëm përgjegjësi për të qeverisur në pesë vitet e ardhshme, fitues i vetëm është Turqia

Ankara, 28 maj 2023 (MIA) - Presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Na është dhënë përgjegjësia për të qeverisur në pesë vitet e ardhshme”, u tha Erdogani qytetarëve të tubuar në Stamboll.

Erdogani para simpatizantëve të mbledhur në Stamboll madje theksoi se fituesi i vetëm është Turqia dhe falënderoi qytetarët për votën.

Ai vlerësoi se kjo fitore zgjedhore hap një shekull të ri në Turqi.

TRT raportoi se pas numërimit të 97,9 për qind të votave, Erdogani kryeson me 52,14 për qind, ndërsa kundërkandidati i tij nga opozita Kemal Kiliçdaroglu ka marrë 47,86 për qind. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR