• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogan: Jemi të habitur nga politika hipokrite e liderëve perëndimorë ndaj Gazës

Erdogan: Jemi të habitur nga politika hipokrite e liderëve perëndimorë ndaj Gazës

Ankara, 2 maj 2024 (MIA) - Për demokracitë perëndimore është e turpshme dhe skandaloze që lëvizjet e ekstremit të djathtë në disa vende evropiane marrin mbështetje nga shteti, tha në Ankara presidenti turk Rexhep Taip Erdogani.

"Sot, terrorizmi neonacionalist, i inxitur nga urrejtja ndaj turqve dhe të gjithë myslimanët, ka arritur në një nivel që kërcënon sigurinë e jetës dhe pronës së popullit tonë”, pohoi lideri turk.

Duke folur se rastet e sulmeve islamofobike dhe raciste nuk kanë marrë të njëjtën ndjeshmëri si aktet antisemite, Erdogani tha se "ata që lëvizin majtas-djathtas me raporte të të drejtave të njeriut, në heshtje e vëzhgojnë vdekjen e 35.000 palestinezëve, 15.000 prej të cilëve janë fëmijë".

Ai tha se pothuajse asnjë lider perëndimor nuk i është përgjigjur këtij brutaliteti, përveç "disa shtetarëve të ndërgjegjshëm", duke shtuar se "asnjë shpirt i vetëm i guximshëm nuk është paraqitur për t'i thënë Izraelit: "Mjaft është". qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR