• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogan: Izraeli është "organizatë terroriste sioniste"

Erdogan: Izraeli është

Ankara, 9 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se Izraeli është "organizatë terroriste sioniste", e cila siç tha, "kreu gjenocidin më brutal të shekullit të kaluar në Gazë".

"Mos dyshoni në këtë, Izraeli është një organizatë terroriste sioniste. Izraeli është kryerës i gjenocidit në Gazë, por ky krim u krye me mbështetjen e fortë të vendeve dhe administratave perëndimore", tha Erdogani në një takim partiak.

Sipas tij, ata të cilët flasin publikisht për armëpushim, vazhdojnë "prapa skenave t'i sigurojnë Izraelit të gjitha llojet e armëve, municionit dhe mbështetjes së inteligjencës". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR