• e premte, 05 korrik 2024

Erdogan: Inflacioni dhe jehona e dobët kanë ndikuar në rezultatet zgjedhore

Erdogan: Inflacioni dhe jehona e dobët kanë ndikuar në rezultatet zgjedhore

Ankara, 3 prill 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka folur pas zgjedhjeve lokale në këtë vend dhe humbjes së thellë që partia e tij e përjetoi në pothuajse të gjitha qendrat më të mëdha në Turqi. Ai, sipas mediave turke, ka theksuar se shpenzimet e jetesës dhe inflacioni kanë ndikuar në rezultatet zgjedhore.  

Erdogani i është drejtuar Komitetit ekzekutiv të AKP-së dhe u ka dhënë instruksione të qarta anëtarëve të komitetit partiak dhe ka thënë se votuesit nuk kanë dalë shumë për të votuar.

"Ai tha se për situatën aktuake kanë pjesë edhe shtabet partiake, kandidatët dhe organizata partiake. Në mënyrë të veçantë theksoi se gjithçka që ka ndodhur nga procesi i selektimit të kandidatëve deri në zbatimin e zgjedhjeve do të vlerësohet hollësisht", shkruan CNN Turk.

Erdogani potencoi se pas kthimit në Turqi do t'i vizitojë rajonet ku ka fituar.

"Tani jam i zënë, kam disa udhëtime. Kur të kthehem nga Amerika dhe Arabia Saudite, shpresoj të vizitoj rajonet tona fitimtare", përfundoi presidenti turk. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR