• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogan: Heshtja e ndërkombëtarëve për masakrën në Gaza është e turpshme

Erdogan: Heshtja e ndërkombëtarëve për masakrën në Gaza është e turpshme

Ankara, 26 tetor 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan në një bisedë telefonike me Papa Françeskon ka deklaruar se sulmet izraelite kundër Gazës janë të barabarta me masakrën, transmeton Skaj Njuz duke shtuar se "heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është e turpshme".

Presidenti i Turqisë dje ka kritikuar edhe reagimin e Perëndimit ndaj sulmeve izraelite. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të partisë së tij në parlament, ai tha se Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një grup muxhahedinësh që mbrojnë vendet e tyre.

"Gjuajtjet ndaj vëllezërve tanë palestinezë, duke përfshirë edhe fëmijët, pacientë dhe të moshuar, edhe në shkolla, spitale dhe xhami është krim kundër njerëzimit. Lotët e Perëndimit për Izraelin janë manifestim i mashtrimit", theksoi ai duke shtuar se e ka anuluar vizitën e planifikuar në Izrael. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR