Era rrëzon çatinë e një shkolle në Rusi, lëndohen 12 nxënës
- Era e fortë në rajonin e Krasnodarit, në jug të Rusisë, mëngjesin e sotëm rrëzoi çatinë e një shkolle dhe lëndoi 12 nxënës, bëri të ditur Prokuroria Rajonale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:47, 25 maj, 2024

Moskë, 25 maj 2024 (MIA) - Era e fortë në rajonin e Krasnodarit, në jug të Rusisë, mëngjesin e sotëm rrëzoi çatinë e një shkolle dhe lëndoi 12 nxënës, bëri të ditur Prokuroria Rajonale.
Në njoftim thuhet se "era e fortë ka rrëzuar çatinë" ,pjesët e së cilës fëmijëve u kanë shkaktuar "lëndime me formë të ndryshme".
Të premten në të gjithë rajonin ka pasur paralajmërime për uragan.
Autoritetet bënë të ditur se hetimi për "respektimin e standardeve të sigurisë" në shkollë është në vijim.
Foto: Arkivi i MIA-s