Enrike shpallet trajneri më i mirë në Evropë në përzgjedhjen e ESPN-së
- Portali sportiv amerikan "ESPN" ka përzgjedhur trajnerët më të mirë në Evropë. Në përzgjedhje u përfshinë vetëm trajnerët të cilët janë në krye të një klubi për të paktën një vit. Ata që drejtojnë ekipet kombëtare dhe ata që kanë qenë të papunë për më shumë se një sezon janë përjashtuar nga përzgjedhja.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:28, 13 gusht, 2025
Uashington, 13 gusht 2025 (MIA) - Portali sportiv amerikan "ESPN" ka përzgjedhur trajnerët më të mirë në Evropë. Në përzgjedhje u përfshinë vetëm trajnerët të cilët janë në krye të një klubi për të paktën një vit. Ata që drejtojnë ekipet kombëtare dhe ata që kanë qenë të papunë për më shumë se një sezon janë përjashtuar nga përzgjedhja.
Trajneri më i mirë sipas ESPN është kreu i PSZh-së, Luis Enrike. Arne Slot (Liverpul) dhe Pep Guardiola (Mançester siti) ishin midis 3 më të mirëve.
Në 10 më të mirët kanë hyrë edhe: Pep Guardiola (Mançester siti), Çabi Alonso (Real Madrid), Hans-Diter Flik (Barcelona), Mikel Arteta (Arsenal), Antonio Konte (Napoli), Simone Inzagi (Al-Hilal) dhe Xhan-Pjero Gasperini (Roma).
Alonso në përzjedhje hyri për shkak të rezultateve të tij me Bajer Leverkuzen, Gasperini me Atalantën, ndërsa Inzagi për arritjet e tij me ish-klubin e tij Interin.
Foto: EPA