• e hënë, 23 dhjetor 2024

Enrike: Mbape mund të qëndrojë në PSZH nëse i fitojmë të gjitha titujt

Enrike: Mbape mund të qëndrojë në PSZH nëse i fitojmë të gjitha titujt

 Paris, 31 mars 2024 (MIA) - Trajneri i Pari Sen-Zherman, Luis Enrike, beson se futbollisti më i mirë i ekipit, Kilian Mbape, mund të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë.

"Ende shpresoj që Killiani do të ndryshojë mendje pas largimit të paralajmëruar. Le të imagjinojmë se ne i fituam të katër trofetë këtë sezon dhe Kilian në momentin e fundit mori vendim se i përket në Paris. Pse jo? Të shohim", ka deklaruar Enrike për "Goal". 

Paraprakisht u raportua se sulmuesi 25-vjeçar refuzoi një bonus për lojalitet prej 80 milionë euro. Mbape deklaroi se do ta njoftojë të ardhmen e tij para fillimit të Euro 2024. Turneu do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

 Mediat kanë shkruar se futbollisti në verë do të bëhet lojtar i Real Madridit.

Këtë sezon, Mbape ka luajtur 37 ndeshje për PSZH-në, duke shënuar 38 gola dhe tetë asistime. Marrëveshja e tij me klubin përfundon në verën e vitit 2024.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR