• e diel, 30 qershor 2024

Ende është aktiv zjarri në Belakovc të Kumanovës

Ende është aktiv zjarri në Belakovc të Kumanovës

Kumanovë, 12 shtator 2023 (MIA) - Tri ekipe, dy nga Kumanova dhe një nga  Nagoriçani i Vjetër, ende janë duke e shuar zjarrin që dje ka rënë në fshatin Belakovc, njoftoi sot NJTZ Kumanovë.

"Zjarri nga Belakovci është shuar, por ka dy degë që janë poshtë në dy fshatrat fqinje Strezovcë dhe Dovezencë. Është prekur një sipërfaqe më e madhe me bar të thatë dhe kashtë", tha komandanti i NJTZ Kumanovë, Dejan Ilievski.

Ditën e djeshme zjarri është afruar tek shtëpitë e pabanuara, kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe kanë penguar që zjarri t'i përfshijë ato.

Edhe javën e kaluar në këtë fshat ka rënë zjarr i cili ka përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe kanë intervenuar disa ekipe zjarrfikëse nga katër komunat e Kumanovës,  Nagoriçanit të Vjetër, Kratovës dhe Rankovcës, si dhe traktori ER i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila derdhi mbi 20 ton ujë.

Njësia e zjarrfikësve të Kumanovës ka intervenuar mbrëmë në një zjarr që ka përfshirë barin e thatë, pyjet e ulëta dhe shkurret në mes të fshatrave Dobroshane dhe Shupli Kamen. sa/

Foto dhe video: QMK dhe  FM Maksim Dimitrievski

Zjarrfikësit e Kumanovës së bashku me vullnetarët e Kryqit të Kuq në Kumanovë  ende janë aktiv në terren në shuarjen e zjarrit në hyrje të fshatit Belakovcë - Im... | By Maksim Dimitrievski | Facebook

QËNDRONI TË LIDHUR