• e diel, 22 dhjetor 2024

EMV ka siguruar gaz për dy javë nga tetori, sezoni i ngrohjes në Shkup fillon më 15-tin e këtij muaji

EMV ka siguruar gaz për dy javë nga tetori, sezoni i ngrohjes në Shkup fillon më 15-tin e këtij muaji
Shkup, 6 tetor 2022 (MIA) - SHA EMV ka siguruar gaz natyror nga Makpetroli deri në fund të tetorit, ndërsa sezoni i ngrohjes do të fillojë më 15 tetor, thonë nga EMV. "Në fillim të sezonit të ngrohjes sistemi do të funksionojë me gaz natyror, përkatësisht është siguruar gaz nga “Makpetrol” deri në fund të tetorit me çmim prej 1713 euro për 1000 metër kub normal gaz. Deri në fund të sezonit të ngrohjes do të përcaktohet koncepti i ngrohjes, përkatësisht energjensat, varësisht nëse dhe në çfarë regjimi do të funksionojë termocentrali TE-TO me gaz, i cili si nënprodukt i prodhimit të energjisë elektrike dërgon ngrohje në sistemin e ngrohjes në Shkup, njofton kompania. Dy termocentralet që SHA EMV ka me qira, kanë mundësi teknike për burime të ndryshme të energjisë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR