• e diel, 22 dhjetor 2024

EMV Furnizimi me ngrohje: Rritet numri i konsumatorëve që lidhen, deri më 31 gusht lidhja falas e konsumatorëve të shkëputur

EMV Furnizimi me ngrohje: Rritet numri i konsumatorëve që lidhen, deri më 31 gusht lidhja falas e konsumatorëve të shkëputur

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) - Rritet numri i konsumatorëve që lidhen për shkak të avantazheve që ofron sistemi qendror për ngrohje, informuan sot nga EMV Furnizim me energji ngrohëse dhe shtojnë se deri më 31 gusht 2023, ofron mundësi për lidhje falas të konsumatorëve të shkëputur. Nga 1 shtatori 2023, lidhja do të paguhet plotësisht sipas çmimores së vlefshme.

Numri i konsumatorëve që janë lidhur në sistemin qendror për energji ngrohëse, me të cilin udhëheqin kompanitë e reja të SHA EMV, citohet në kumtesë, është në rritje të vazhdueshme.

"Pasi që EMV Furnizim  ka licencë për furnizim me energji ngrohëse në qytetin e Shkupit, deri më sot, në sistemin e ngrohjes qendrore janë lidhur rreth 1640 konsumatorë me fuqi ngrohëse të tërësishme të instaluar  prej 10 MW  prej të cilëve 150 janë shkëputur më parë", sqarojnë nga EMV Furnizim me ngrohje.

Trendi i rritjes së numrit të konsumatorëve që lidhen, nënvizojnë, tregon se ndërgjegjësimi për përfitimet dhe komoditetin e shumtë që ofron sistemi i ngrohjes qendrore po rritet tek banorët e qytetit të Shkupit. Faktor shtesë për trendin në rritje të konsumatorëve të rinj, shtohet në komunikatë, është aksioni për kyçje falas të konsumatorëve të shkyçur në sistemin e ngrohjes qendrore, i cili është në vazhdimësi dhe vlen për të gjithë konsumatorët ku ka mundësi teknike për kyçje.

Të gjitha informacionet e domosdoshme për procedurën e lidhjes konsumatorët e interesuar mund t'i marrin në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrat e telefonit 02/3076-200 и 075/400-100.  sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR