• e hënë, 23 dhjetor 2024

EMV furnizim me ngrohje: Konsumatorët, bashkësitë e pronarëve dhe udhëheqësit të kontrollojnë nëse objektet janë të gatshme për sezonin e ngrohjes 2023/2024

EMV furnizim me ngrohje: Konsumatorët, bashkësitë e pronarëve dhe udhëheqësit të kontrollojnë nëse objektet janë të gatshme për sezonin e ngrohjes 2023/2024

Shkup, 30 shtator 2023 (MIA) - EMV Furnizimi me ngrohje SHPKNJP Shkup ju bën thirrje konsumatorëve që t'i përfundojnë intervenimet në instalimin e brendshëm të ngrohjes, të mundësojnë qasje të ekipeve të kompanisë në afërsi të stacionit të ngrohjes dhe të sigurojnë furnizim të energjisë elektrike në nënstacion me qëllim që dërgimi i energjisë për ngrohje në objektet të cilat janë të përfshira në sistemin për ngrohje qendrore të zhvillohet pandërprerë pas fillimit të sezonit të ngrohjes. 

Siç bëhet e ditur në kumtesë, në bazë të rregullave ligjore, sezoni i ngrohjes mund të fillojë nga 1 tetori nëse temperatura mesatare e jashtme e parashikuar për ditën e ardhshme është e barabartë ose më e vogël se 12 gradë sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike. 

Që të mundet sezoni i ngrohjes në objektet të cilat janë të kyçura në sistemin e ngrohjes qendrore të fillojë me kohë dhe dërgesa e energjisë për ngrohje të zhvillohet pandërprerë, është e nevojshme që konsumatorët t'i përfundojnë intervenimet në instalacionin e brendshëm, dhe të njëjtën menjëherë ta denoncojnë në Qendrën për Kujdes për Konsumatorët e EMV Furnizimi. 

Në të njëjtën kohë, bashkësitë e pronarëve ose udhëheqësit e objekteve duhet të sigurojnë qasje të papenguar për zyrtarët në stacionin e ngrohjes, si dhe të sigurojnë furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike në stacionin e ngrohjes me energji elektrike (faturat e paguara të energjisë elektrike për stacionin e ngrohjes dhe instalimin funksional elektrik).

Bashkëpunimi nga ana e konsumatorëve dhe bashkësive të pronarëve është në interes të të gjitha palëve që të sigurohet dërgesa me kohë dhe cilësore e energjisë për ngrohje, bëjnë të ditur nga kompania. 

Për të gjitha informacionet ose raportet e nevojshme për ndërhyrjet specifike, konsumatorët mund të lajmërohen në Qendrën e Kujdesit për Konsumatorë në numrat e telefonit 023076200 dhe 075400100, dhe informacione më të detajuara për objektet aktualisht të mbyllura mund të merren gjithashtu në ueb-faqen e EMV Furnizim në linkun Objeketet e mbyllura - EMV Furnizimi (esm-snabduvanje.mk). fc/

QËNDRONI TË LIDHUR