• e hënë, 23 dhjetor 2024

Emine Murati zgjidhet gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gostivar, Vullnet Vinca u.d. kryetar i Gjykatës Themelore në Strugë

Emine Murati zgjidhet gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gostivar, Vullnet Vinca u.d. kryetar i Gjykatës Themelore në Strugë

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor sot e zgjodhi gjyqtaren Emine Murati për gjykatëse të fushës penale në Gjykatën Themelore Gostivar, ndërsa gjyqtari Vullnet Vinca nga Gjykata Themelore Ohër ishte deleguar në Strugë dhe është zgjedhur u.d. kryetar i Gjykatës Themelore Strugë, ku sot ishte konfirmuar pensionimi i ish kryetarit Ifet Bajramovski.

Në seancën e sotme të 477-të të këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut u konfirmuar rang lista përfundimtare për zgjedhje të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Shtip dhe atë nga fusha civile kandidatë janë Todor Pop Panev, Suzana Milevska dhe Aleksandar Cackov, ndërsa nga fusha penale, Cona Kalamernikova, Gjorgji Andonov, Suzana Milevska, Julijana Nevkova dhe Nevena Perica.

Në seancë u formuan Komisioni për Përgatitjen e Listave të Kandidatëve për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit dhe Komisioni për Vërtetimin e numrit të vendeve të lira për gjyqtarë në gjykatat themelore në RMV.

Plani për furnizime publike i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 ishte miratuar me shtesë për furnizimet publike e cila përfshin gjashtë furnizime, ndërmjet të cilave pajisje për zyra, pajisje për xhirim dhe votim, pajisje informatike, softuer për vërtetimin e kompleksitetit të lëndëve gjyqësore dhe zëvendësimi i shtresës së dyshemesë. Anëtari Selim Ademi, kërkoi të rregullohet edhe furnizimi me përkthimin simultan, për të cilin tha se ishte premtuar shumë më parë.

Pika e veprimit sipas vendimit të Gjykatës Administrative ishte tërhequr, ndërsa 12 gjyqtarëve juri nga Gjykata e Apelit Gostivar u ishte konfirmuar skadimi i mandatit.

Kërkesa për shpenzime rrugore të gjyqtares Gabriela Gajdova, gjykatës në Gjykatën e Apelit Shkup, ishte miratuar, ndërsa për kërkesën e gjykatësit Aleksandar Shopov Këshilli vendosi të diskutojë  në seancën e ardhshme.

Sot i miratuan edhe procesverbalet e seancave urgjente të 463-të, 473-të dhe 475-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vërejtje që shumica të merret me përmbajtjen e tyre, ndërsa pikat e lidhura me vërtetimin e përgjegjësisë së gjyqtarit, kryetarit të gjykatës, si zakonisht, ishin të mbyllura për opinionin. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR