Emigrantë nga Siria janë gjetur në fshatin e Likovës, disa nga ta me lëndime në trup
- Pesëmbëdhjetë emigrantë nga Siria janë gjetur në fshatin e Likovës, disa me lëndime në trup, informuan sot pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:02, 12 shkurt, 2024

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Pesëmbëdhjetë emigrantë nga Siria janë gjetur në fshatin e Likovës, disa me lëndime në trup, informuan sot pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Në Sektorin për krim tejkufitar, emigracion, të huaj dhe riatdhesim, dje ka pasur paraqitje se rreth orës 10:00 në fshatin Llojan, Likovë, nëpunës policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Sopot pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Veri, gjetën 15 persona - emigrantë nga Siria, disa prej të cilëve kishin lëndime në trup", sqarohet në kumtesën e MPB-së.
Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit. ab/
Foto: МIА arkivi