• e hënë, 23 dhjetor 2024

Emërohen 14 u.d drejtorë të rinj në Institucionet për shëndet publik

Emërohen 14 u.d drejtorë të rinj në Institucionet për shëndet publik

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Nga Ministria e Shëndetësisë sot informojnë se ditëve të fundit janë emëruar 14 u.d. të rinj drejtorë të institucioneve shëndetësore publike në tërë vendin.

U.d drejtorë të rinj janë emëruar në Spitalin klinik në Manastir, në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, në Spitalin e përgjithshëm në Veles, në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, në Klinikën për kirurgji torakale dhe vaskulare, në Klinikën për kirurgji pediatrike, në Institutin për Mjekësi transfuzive dhe Spitalin psikiatrik në Demir Hisar...

"Nensi Lozançe në Spitalin klinik - Manastir, Amir Elezi në Institutin për mjekësi transfuzive - Shkup, Stefan Trajanovski në Spitalin e përgjithshëm - Kumanovë, Aleksandar Buzalkov në Spitalin e përgjithshëm - Veles, Stevçe Cvetanovski në Spitalin psikiatrik - Demir Hisar, Nevena Manevska në Institutin universitar për tomografi emetuese-pozitrone, Muhsin Arifi në Spitalin e specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative "13 Nëntori" - Shkup, Goran Markoski në Spitalin e përgjithshëm - Ohër, Igorçe Xhikovski në Klinikën universitare për Kirurgji torakale dhe vaskulare, Laze Jovçevski në Klinikën universitare për kirurgji pediatrike", thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Stojançe Petrov është u.d drejtor i ri në Shtëpinë së Shëndetit - Radovish, Renata Peshinovska në Shtëpinë e Shëndetit - Vevçani, Shpend Ameti i Qendrës për Shëndet Publik - Tetovë, ndërsa Goran Kuzeski në Qendrën për Shëndet Publik - Prilep. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR