• e hënë, 23 dhjetor 2024

Emërimi i Lafçiskit për shef të Shtatmadhorisë së Armatës është në përputhje me ligjin, thotë Misajlovski

Emërimi i Lafçiskit për shef të Shtatmadhorisë së Armatës është në përputhje me ligjin, thotë Misajlovski

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Emërimi i shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajori Sashko Lafçiski është në përputhje me ligjin dhe të gjitha rregulloret, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe konfirmoi se nga ana e Komisionit Anti-korrupsion ka hapur rast kundër shefit të sapoemëruar. 

"Ka arritur një parashtresë, gjegjësisht kërkesë nga KSHPK-së, do të ketë përgjigje sa më shpejt nga Ministria dhe Shtatmadhoria, gjithashtu iu dorëzua presidentes, të gjithë së bashku do të përgjigjemi. Por dua t'ju siguroj se është në përputhje me ligjin dhe të gjitha rregulloret", tha Misajlovski në pyetjet e gazetarëve pas dorëzimit të pajisjeve nga Republika e Turqisë për Armatën në kazermën "Ilinden".

Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneralmajor Lafçiski, i pyetur nëse është kontaktuar nga KSHPK-ja dhe cili është komenti i tij për këtë, tha se kjo është një çështje nën juridiksionin e presidentes së shtetit, por dhe ai beson se gjithçka është në përputhje me ligjin.

"Unë, para së gjithash, jam ushtar, mbaj uniformë. Jam këtu për të udhëhequr dhe menaxhuar me Armatën dhe për t'i shërbyer Maqedonisë së Veriut. Nuk do të komentoja asnjë urdhër, asnjë dekret nga ana e presidentes, e aq më pak nuk do të komentoja dekretet dhe urdhrat që janë në përputhje me ligjin", tha Lafçiski.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hapi lëndë në lidhje me emërimin e Lafçiskit shef i ri i Shtatmadhorisë të Armatës, pas një parashtrese nga ana partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët, e cila beson se ai nuk i plotëson kushtet e nevojshme për pozicionin, pasi dyshohet se ka qenë katër nivele nën standardet që kërkohen për këtë pozitë dhe për shkak se në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme ka zënë vendin që i takonte një shqiptari. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR