• e shtunë, 27 korrik 2024

Elon Mask më i pasuri në botë sipas Blumberg

Elon Mask më i pasuri në botë sipas Blumberg

Nju - Jork, 3 tetor 2023 (MIA) - Drejtori i Teslas dhe pronar i X (Tuiterit), Elon Mask ende është njeriu më i pasur në botë, vlera e pasurisë së tij vlerësohet në 232 miliardë dollarë, sipas listës së njerëzve më të pasur të publikuar nga Blumberg.

Sipas listës së miliarderëve të Blumbergut, (Bloomberg, Bilionaires Index), pasuria e Maskut është rritur për 95 miliard dollarë për një vit, shkruan New Economy.

Në vendin e dytë është drejtori i përgjithshëm i LVMH, Bernard Arno, me pasuri prej 165 miliardë dollarëve. 

Xhef Bezos (Amazon) është në pozicionin e tretë me rreth 153 miliardë dollarë, ndërsa pas tij është themeluesi i Majkrosoftit, Bill Gejts me rreth 123 miliardë dollarë dhe drejtori i përgjithshëm i Orakl, Leri Elison me rreth 122 miliardë dollarë, është publikuar në faqen e internetit të Blumberg.

Në vendin e gjashtë është bashkëthemeluesi i Gugëll, Leri Pejxh me rreth 120 miliardë dollarë, ndërsa vetëm një hap pas tij është investitori, Uoren Bafet me pasuri prej 116 miliardë dollarë. 

Bashkëthemeluesi tjetër i Gugëll, Sergej Brin është në vendin e tetë me 114 miliardë dollarë, ndërsa ish drejtori i përgjishtëm i Majkrosoftit, Stiv Balmer është në vendin e nëntë me 112 miliardë dollarë. 

Në fund të listës së 10 më të pasurve është pronari i kompanisë Meta, Mark Zukerberg me asete rreth 111 miliardë dollarë. qa/ab/

Foto: Bloomberg Billionaires Index

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR