• e shtunë, 23 nëntor 2024

Eli Koen kërkoi që Antonio Guteresh të japë dorëheqje në organizatën botërore

Eli Koen kërkoi që Antonio Guteresh të japë dorëheqje në organizatën botërore

Gjenevë, 14 nëntor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë izraelite Eli Koen sot i bëri thirrje sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh të japë dorëheqje, sepse, siç tha, "nuk ka përparuar kurrfarë procesi paqësor në Lindjen e Mesme".

Koen kërkesën e dha gjatë vizitës së zyrave të KB-së në Gjenevë, si dhe gjatë takimeve me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shkruan "Tajms of Izrael".

"Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, nuk meriton të udhëheqë KB-në. Ai nuk promovonte kurrfarë procesi paqësor në rajon. Guteresh, si dhe të gjitha kombet e lira, duhet të thonë me zë të lartë: Lirojeni Gazën nga Hamasi", tha Koen në konferencën për shtyp në Gjenevë.

Komentet e Koen vijuan pasi Guteresh paraprakisht ashpër e dënoi Izraelin, duke thënë mes tjerash, se edhe pse nuk ka arsyetim për krimet e kryera nga Hamasi, "ato nuk ndodhën në vakum".

Gjatë takimit me kryetaren e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Mirjana Shpolariq Eger, Koen ka kërkuar që Kryqi i Kuq "të punojë përmes të gjtiha kanaleve" për të siguruar vizita për pengjet që i mban Hamasi në Gaza.

Në takim mori pjesë edhe ministri izraelit i Shëndetësisë Uriel Buso, si dhe disa anëtarë të familjeve të pengjeve që i mbante Hamasi.  sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR