Elezi: Qysh në raundin e parë fituam në pesë komuna, ndërsa kemi epërsi në pesë të tjera!
- Amir Elezi, nënkryetar i shtabit të Koalicionit VLEN, në një deklaratë për televizionin NTV, tha se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, Koalicioni VLEN ka fituar në pesë komuna që në raundin e parë, ndërsa ka epërsi në pesë komuna të tjera.
- Post By Fami Bajrami
- 17:07, 21 tetor, 2025
Shkup, 21 tetor 2025
Amir Elezi, nënkryetar i shtabit të Koalicionit VLEN, në një deklaratë për televizionin NTV, tha se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, Koalicioni VLEN ka fituar në pesë komuna që në raundin e parë, ndërsa ka epërsi në pesë komuna të tjera.
“Ishte një festë e vërtetë e demokracisë dhe një organizim perfekt i zgjedhjeve dhe i gjithë fushatës zgjedhore këtu në Maqedoninë e Veriut, çka na gëzon jashtëzakonisht shumë. Krahas rezultatit shumë të mirë dhe të kënaqshëm të Koalicionit VLEN në këto zgjedhje lokale, siç e përmenda edhe në inkuadrimin tim të fundit për televizionin tuaj, ne kemi arritur
të fitojmë në pesë komuna që në raundin e parë – pikërisht ashtu siç e kam parashikuar para fillimit të fushatës.
Ndërkohë, për raundin e dytë, kemi epërsi edhe në pesë komuna të tjera – apo bashki, siç i quani ju. Kjo është rezultat i mbarëvajtjes së fushatës dhe angazhimit të shtabit qendror të VLEN-it,” deklaroi Elezi.
Elezi: Fitore absolute e Koalicionit VLEN në zonën e gjashtë zgjedhore – tezat për referendum dhe legjitimitet të votës bien në ujë!
Amir Elezi, nënkryetar i shtabit të Koalicionit VLEN, në një deklaratë për televizionin NTV, tha se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, Koalicioni VLEN ka fituar në shumicën e komunave në zonën e gjashtë zgjedhore.
“Përveç Çairit, i cili u fitua që në raundin e parë me një diferencë të konsiderueshme – rreth 4000 vota më shumë se kundërshtarët tanë – edhe në Tetovë jemi në balotazh, por me një diferencë të njëjtë prej 4000 votash në favorin tonë. Edhe në Dibër jemi në epërsi me rreth 800 vota, ndërsa në Strugë po ashtu kryesojmë.
Në të gjitha komunat e tjera rurale ku shkojmë në balotazh – pesë gjithsej – kemi epërsi ndaj kundërshtarëve tanë. Kjo na motivon të punojmë me përkushtim gjatë këtyre dy javëve të fushatës për raundin e dytë, për t’i fituar edhe ato komuna.
Sa i përket konfiguracionit territorial, në zonën e gjashtë zgjedhore, ku janë të përqendruara votat shqiptare, kemi një fitore bindëse në të gjitha komunat, me përjashtim të Gostivarit. Kjo na bën krenarë dhe rrëzon plotësisht tezën e oponentëve tanë që thirreshin në ‘referendum’
për të legjitimuar zgjedhje të parakohshme parlamentare në emër të votes shqiptare. Kjo tezë ka rënë në ujë.
Mund të them me plot përgjegjësi se Koalicioni VLEN është fitues absolut i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut,” deklaroi Elezi.
Elezi: Ishte një fitore që e prisnim – AKI hyri në fushatë me tema të shpikura dhe të sajuara
Amir Elezi, nënkryetar i shtabit të Koalicionit VLEN, në një deklaratë për televizionin NTV, tha se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, Koalicioni VLEN ka fituar në shumicën e komunave, pasi AKI hyri në fushatë me tema të shpikura dhe të sajuara, duke dështuar të përmbushë premtimet ndaj votuesve të saj. “Ishte një fitore që e prisnim, sepse AKI e humbi krejtësisht qasjen ndaj këtyre zgjedhjeve lokale. Ata shpikën disa tema që nuk përputhen me realitetin dhe me nevojat e vërteta të votuesve në komunat shqiptare. Duke hyrë në këtë fushatë me narrativa të pavërteta dhe të sajuara, ata nuk patën kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe nuk e dëgjuan zërin e tyre.
Kjo është pasojë e faktit që nuk arritën të japin rezultate dhe nuk i realizuan premtimet në komunat që i kanë udhëhequr më parë. Po ashtu, mungoi një ofertë konkrete, reale dhe e qëndrueshme, si dhe kandidatura të forta në komunat ku garuan,” deklaroi Elezi.
Elezi: Ali Ahmetin e çuam në pension – për herë të parë nuk u paraqit në konferencë për shtyp në natën e zgjedhjeve!
Amir Elezi, nënkryetar i shtabit të Koalicionit VLEN, në një deklaratë për televizionin NTV, tha se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, Koalicioni VLEN e ka dërguar në pension Ali Ahmetin.
“Ali Ahmeti ka dalë në pension, sepse nuk arriti të flasë me gjuhën që e kuptojnë votuesit. Më shumë foli egoja e tij, nënvetëdija dhe frustrimet e brendshme që lidhen me të kaluarën dhe me situatën aktuale. Fakti që i humbi shumicën e komunave shqiptare, dhe tashmë është i izoluar – si gjeografikisht, ashtu edhe politikisht – në një situatë ku edhe udhëheqësia e tij përballet me akuza në drejtësi dhe ndodhet në listën e zezë amerikane, tregon shumë.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve e bën të domosdoshëm një proces të brendshëm konsolidimi. Kjo situatë imponon që edhe figura e tij të vihet në pikëpyetje, si nga brenda BDI-së, ashtu edhe nga partnerët e koalicionit të tyre. Duhet theksuar se është hera e parë që ai nuk paraqitet publikisht pas zgjedhjeve – mbrëmë, në konferencat e famshme nga Reçica e Vogël, u shfaq vetëm Arbër Ademi.
Duket se Ahmeti është strukur në Zajaz dhe nuk dëshiron të përballet me realitetin. Gjithsesi, për të mirën e demokracisë, është koha që ajo parti të reformohet dhe të dalin në pah figura të reja,” deklaroi Elezi.
Koalicioni VLEN