• e hënë, 23 dhjetor 2024

Elena Petrova mori detyrën zëvendësministre plotësuese e Financave

Elena Petrova mori detyrën zëvendësministre plotësuese e Financave

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Zëvendësministrja plotësuese e Financave në Qeverinë kalimtare, Elena Petrova sot e ka marrë detyrën, ndërsa mirëseardhje i kanë dëshiruar ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe zëvendësministri i Financave, Filip Nikollovski.

Ministria e Financave në publikimin e saj në ueb-faqe informoi se Besimi sot ka mbajtur takim me Nikolloskin dhe Petrovën, të cilës i dëshiroi mirëseardhjedhe sukses në punë.

"Ky është takimi i parë pas konstituimit të Qeverisë së re teknike, i cili kaloi në atmosferë konstruktive dhe në të cilin është biseduar për proceset që zhvillohen në Ministrinë e Financave dhe planet, që janë para nesh", informoi MF.

Përbërja e Qeverisë së re teknike, e cila e kryeson vendin deri në zgjedhjet e caktuara për më 8 maj, u votua dje nga Kuvendi, ndërsa në të konform dispozitave ligjore në Ministrinë e Financave emërohet zëvendësministër plotësues. mb/

Foto: Ministria e Financave

QËNDRONI TË LIDHUR