Elektrodistribucioni: Pjesa më e madhe e Aerodromit dhe Lisiçes së Re dhe një pjesë e Qendrës pa rrymë për shkak të defektit në trafostacion, po punohet në riparimin e tij
- Për shkak të defektit të trafostacionit 110-kilovoltësh "Aerodrom", në këtë moment pjesa më e madhe e shfrytëzuesve nga lagjet Aerodrom dhe Lisiçe e Re, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rajoni qendror i qytetit, po ballafaqohen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
- Post By Besnik Shuki
- 17:09, 31 gusht, 2025
Shkup, 31 gusht 2025 (MIA) - Për shkak të defektit të trafostacionit 110-kilovoltësh "Aerodrom", në këtë moment pjesa më e madhe e shfrytëzuesve nga lagjet Aerodrom dhe Lisiçe e Re, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rajoni qendror i qytetit, po ballafaqohen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
Nga Elsktrodistribucioni për MIA-n kumtuan se ekipe të tyre janë dërguar në vendin e ngjarjes me qëllim të riparimit të defektit.
Qendra për menaxhim me kriza kumtoi se bëhet fjalë për zjarr në deponinë e egër "Vardarishte".
"Bëhet fjalë për një zjarr të madh, ku është përfshirë sipërfaqe e madhe, por është e mundur edhe një objekt më i vjetër. Në këtë moment intervenojnë 13 zjarrfikës me pesë automjete zjarrfikëse. Janë shkyçur përçuesit për Aerodromin dhe Lisiçen e Re për shkak të zjarrit", kumtoi QMK. bsh/
Foto: MIA arkiv