Ekziston mundësia për kontrollimin e rrjedhave financiare për shitjen e QT “Soravia”, konsideron Spasovski
- Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski konsideron se ka mundësi të hapet procedurë për kontrollimin e rrjedhave financiare rreth shitjes së QT "Soravia" me ç'rast siç u njoftua dje, 39 për qind të aksioneve do të jenë në posedim të Drin Ahmetit.
- Post By Fami Bajrami
- 13:52, 27 qershor, 2023
Shkup, 27 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski konsideron se ka mundësi të hapet procedurë për kontrollimin e rrjedhave financiare rreth shitjes së QT "Soravia" me ç'rast siç u njoftua dje, 39 për qind të aksioneve do të jenë në posedim të Drin Ahmetit.
"Këto janë të dhëna dhe informacione që ofrojnë mundësinë të hapet procedurë kontrolli, në radhë të parë të hyrat financiare dhe kuptohet se Prokuroria publike do të mund të hapë hetim dhe në bazë të saj të angazhojë institucionet përkatëse për zbatimin e ligjit dhe të të kontrollohen të gjitha faktet dhe argumentet", ka thënë Spasovski në pyetjen e gazetarëve nëse MPB-ja do të kontrollojë se si Drin Ahmeti i ka fituar 39 për qind të aksioneve tek “Soravia”.
Spasovski në komentin për tubimin e paralajmëruar në organizim të KOM-it në shenjë proteste ndaj ligjit të propozuar për barazi gjinore, theksoi se ligji ende nuk ka hyrë në procedurë qeveritare dhe se duhet të hapet dialog i gjerë.
"Konsideroj se duhet të hapet dialog i gjerë për këtë ligj dhe në fund të arrijmë pritshmëritë e shoqërisë. Kur të mbyllet i gjithë debati, atëherë zgjidhja ligjore mund të shkojë në procedurë qeveritare dhe parlamentare", ka thënë Spasovski.
Foto: arkivi i MIA-s