• e martë, 24 dhjetor 2024

Ekuadorit i kanoset përjashtim nga Botërori 2022

Ekuadorit i kanoset përjashtim nga Botërori 2022
Londër, 12 shtator 2022 (MIA) - Reprezentacioni i Ekuadorit në futboll mund të përjashtohet nga Kupa e Botës në Katar, pasi gazeta britanike “Dejli Mejl” mori prova të reja nga rrëfimi tronditës i reprezentuesit ekuadorian Bajron Kastillo, se ai ka përdorur pasaportë fals gjatë hetimit zyrtar, që Federata e Futbollit e Ekuadorit (FFE) tentoi ta fsheh. FIFA nisi hetimet e saj pasi Kili akuzoi Ekuadorin për falsifikimin e certifikatës së lindjes së Kastillos katër muaj më parë dhe kërkoi që FIFA të përjashtojë kombëtaren e Ekuadorit dhe Kili të luajë në vend të tij në Kupën e Botës në Katar. FIFA pas hetimi në muajin qershor, njoftoi se nuk ka pasur parregullsi në rastin e Kastillos dhe konfirmoi se Ekuadori do të luajë në Kupën e Botës. Kili, megjithatë, apeloi atë vendim dhe FIFA të enjten do të vendosë mbi këtë çështje. Si pjesë e provave të reja, Dejli Mejl publikoi sot një audio incizim të bisedës së Kastillos me hetuesit katër vjet më parë, ku mund të dëgjohet futbollisti duke konfirmuar se ka lindur në vitin 1995, e jo në vitin 1998, dhe në Kolumbi, e jo në Ekuador. Duke vepruar kështu, ai konfirmon se identiteti i tij i vërtetë është Bajron Havier Kastillo Segura, që përputhet me të dhënat në certifikatën e lindjes së tij kolumbiane, në vend të emrit në dokumentin ekuadorian, ku qëndron identiteti i tij si Bajron David Kastillo Segura. qa/bsh/  

QËNDRONI TË LIDHUR