• e premte, 05 korrik 2024

Ekspozitë personale nga Eshref Qahili

Ekspozitë personale nga Eshref Qahili

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Në Galerinë Nacionale Çifte Hamam sot do të mbahet ekspozita personale e Eshref Qahilit.

Në hapje të ekspozitës do të mbajë fjalim drejtoresha e Galerisë Nacionale Dita Starova Qerimi dhe profesori Reshat Ameti, anëtar i Bordit Drejtues të Galerisë Nacionale.

Ekspozita "Muzeu i fëmijërisë" përfshin tridhjetë punime në teknikën vaj në pëlhurë dhe teknikë të kombinuar dhe do të jetë i disponueshëm deri më 18 dhjetor.

Qahili për herë të parë ekspozon në Galerinë Nacionale, ndërsa ky projekt është në kuadër të shkëmbimit kulturor  dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Kuratore e ekspozitës është Maja Kërstevska, kuratore e lartë në Galerinë Nacionale. sa/

Foto: Galeria Nacionale 

QËNDRONI TË LIDHUR