• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ekspozitë e vizatimeve fëmijërore nga karvani "Kuvendi për qytetarët"

Ekspozitë e vizatimeve fëmijërore nga karvani

Shkup, 28 mars 2023 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është vendosur ekspozita e vizatimeve dhe mesazheve të fëmijëve si rezultat i karvanit mobil “Kuvendi për qytetarët”, që u realizua vitin e kaluar, prej më 25 tetor deri më 11 nëntor.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, gjatë takimeve dhjetëditore me qytetarët, numër i madh i nxënësve, përmes ilustrimeve dhe mesazheve të veta e ndanë vështrimin e vet kreativ dhe unik për dhomën ligjvënëse dhe i dërguan mesazhet e veta për deputetët.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas brifingut të sotëm me gazetarët, e vizitoi ekspozitën dhe tha se mesazhet dhe idetë e ndara sugjerojnë se çfarë i gëzon, por edhe çka i dëshpëron më të rinjtë dhe ato duhet të jenë motivi akoma më i madh për deputetët të ofrojnë zgjidhje për ardhmërinë më të mirë të gjeneratave të reja.

Projekti realizohet në kuadër të “Programit për mbështetje parlamentare” që është i financuar nga Agjencia Zvicerane e Zhvillimit (SDC), përmes Ambasadës Zvicerane.

Mesazhet dhe vizatimet do të vihen në korniza dhe së shpejti do i stolisin muret e dhomës ligjvënëse.

Krijimtaritë figurative janë vepër e fëmijëve pjesëmarrës në karvanin nëpër qytetet Kavadarc, Gjevgjeli, Strumicë, Radovish, Koçan, Veles, Prilep, Manastir, Ohër, Dibër dhe Gostivar. Qëllimi i karvanit ishte përfitimi i njohurive për punën e Kuvendit, për historinë e parlamentarizmit, procedurën ligjvënëse dhe për tema tjera nga puna e institucionit, në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit dhe afrimit të tij te qytetarët që nuk kanë mundësi të vizitojnë dhomën ligjvënëse. bsh/

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR