Ekspozitë e re e përhershme do të hapet në Muzeun arkeologjik kombëtar në Shkup
- Ekspozita e re e përhershme do të hapet sonte në Muzeun arkeologjik kombëtar në Shkup, kumtojnë nga ky institucion.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:08, 7 shtator, 2025
Shkup, 7 shtator 2025 (MIA) - Ekspozita e re e përhershme do të hapet sonte në Muzeun arkeologjik kombëtar në Shkup, kumtojnë nga ky institucion.
Në hapjen solemne janë paralajmëruar fjalime të kryeministrit Hristian Mickoski dhe ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.
"Trashëgimia jonë kulturore do të shfaqet në një mënyrë akoma më të kapshme, interaktive dhe inspiruese", theksojnë nga Muzeu arkeologjik kombëtar.
Ekspozita do të hapet në orën 19:00. ab/
Foto: Muzeu arkeologjik kombëtar