• e premte, 05 dhjetor 2025

Ekspertiza për shkaqet e zjarrit në Trubarevë duhet të fillojë nesër, Prokuroria kërkon edhe vazhdim të paraburgimit për 48 orë të tjera për katër të përfshirët në procedurë

Ekspertiza për shkaqet e zjarrit në Trubarevë duhet të fillojë nesër, Prokuroria kërkon edhe vazhdim të paraburgimit për 48 orë të tjera për katër të përfshirët në procedurë

Shkup, 16 shtator 2025 (MIA) - Ekspertiza në vendin e ngjarjes lidhur me shkaqet e zjarrit në Trubarevë duhet të fillojë nesër, ndërsa ekipet hetuese në terren do t'i koordinojë prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup, informojnë nga Prokuroria.

me urdhër të prokurorit publik, siç theksojnë nga Prokuroria, ekipe të SPB Shkup edhe sot dolën në vendin e ngjarjes me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve dhe grumbullimin e dëshmive të caktuara, të nevojshme për procedurën për rrezikim të mjedisit jetësor me mbeturina.

"Në vazhdimësi po ndërmerren disa veprime për sigurimin dhe analizë të dokumentimit", thuhet në kumtesën e Prokurorisë publike të RMV-së.

Në Gjykatën themelore penale Shkup është parashtruar propozim për vazhdim të masës së paraburgimit afatshkurtë për 48 orë të tjera për të gjithë të katërt personat e përfshirë në procedurë, deri në këtë moment.

Për shkak të dyshimit të bazuar se me veprime të përbashkëta morën pjesë në kryerjen e veprës penale - Rreikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina nga neni 230 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal, lidhur me zjarrin në Trubarevë, Prokuroria themelore publike Shkup inicoi procedurë kundër katër personave për të cilët nga gjykatësi i procedurës paraprake të dielën më 13 shtator kërkoi caktim të masës afatshkurte të paraburgimit 48-orësh për sigurim të dëshmive.

"Veprimet e tyre konkrete po hetohen, por bëhet fjalë për drejtorin 56-vjeçar dhe pronarin e 2 subjekteve juridike, udhëheqësen 22-vjeçare të personit të tretë juridik, një 42-vjeçar në cilësinë e udhëheqësit të filialit dhe një 59-vjeçar i punësuar si person juridik. Po hetohet përgjegjësia potenciale dhe e personave të tjerë", thuhet në kumtesë.

Katër personat janë të dyshuar për veprën penale nga neni 230 paragrafi 3 vv me paragrafin 1 të KP-së, përkatësisht rrezikim të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina.

Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup, duke vepruar rreth propozimit të PTHP - Shkup për caktim të masës afatshkurtë të praburgimit për katër personat, të cilët natën vonë të dielën më 14 shtator u dërguan në gjykatë, ndërkaq lidhur me zjarrin i cili më 13.09.2025 ndodhi në Trubarevë - Shkup, solli vendime me të cilat e pranoi propozimin edhe: V.M., Z.S., M.D. dhe L.D. u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 48 orëve, informuan dje nga Gjykata themelore penale Shkup.

Zjarri shpërtheu të shtunën më 13 shtator rreth orës 14 në një depo për riciklim të mbeturinave në Trubarevë.

Drejtori i Drejtorisë prë mbrojtje dhe shpëtim (DMSHP), Stojançe Angellov, dje pasdite informoi se zjarri është shuar tërësisht, ndërsa e tërë sipërfaqja është e mbuluar nga rëra dhe dheu. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR