• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ekspertët e KB-së: Vendet që furnizojnë Izraelin me armë me siguri e shkelin ligjin ndërkombëtar

Ekspertët e KB-së: Vendet që furnizojnë Izraelin me armë me siguri e shkelin ligjin ndërkombëtar

Gjenevë, 23 shkurt 2024 (MIA) - Ekspertët e Kombeve të Bashkuara sot paralajmëruan se çdo transferimi i armëve ose municioneve në Izrael, për t'u përdorur në Gazë, me siguri do të shkelë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe duhet menjëherë të ndalet.

“Të gjitha shtetet duhet të sigurojnë respektimin e ligjit humanitar, siç kërkohet nga Konventat e Gjenevës së vitit 1949 dhe e drejta e zakonshme ndërkombëtare”, vlerësojnë ekspertët.

"Shtetet duhet të përmbahen nga transferimi i çdo arme dhe municioni ose pjesëve të tyre, nëse pritet, duke pasur parasysh faktet ose sjelljen e kaluar, që ato mund të përdoren në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare," shtohet në deklaratën e platformës "X".

Ekspertët besojnë se vendet nënshkruese të Traktatit të Tregtisë së Armëve kanë një përgjegjësi shtesë për të kundërshtuar eksportet e armëve nëse e dinë se ato do të përdoren për të kryer krime ndërkombëtare ose nëse ekziston rreziku që armët e transferuara mund të përdoren për kryerjen e shkeljeve të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

 "Nevoja për një embargo të armëve kundër Izraelit është përforcuar nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 26 janar se ekziston një rrezik i mundshëm gjenocidi në Gazë dhe dëmtime serioze të vazhdueshme ndaj civilëve," thanë ekspertët e KB-së.

Ata vlerësuan përfundimin e eksporteve të armëve në Izrael nga Belgjika, Italia, Spanja, Norvegjia dhe një kompani japoneze. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR