• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ekspertë nga Banka popullore ligjërues të kursit të 49-të rajonal për aspektet kryesore të agjendës ndërkombëtare ekonomike për vendet nga Evropa Lindore

Ekspertë nga Banka popullore ligjërues të kursit të 49-të rajonal për aspektet kryesore të agjendës ndërkombëtare ekonomike për vendet nga Evropa Lindore

Shkup, 8 korrik 2023 (MIA) - Banka popullore, si institucion me përgjegjësi shoqërore, i përmbahet përcaktimit të vet strategjik për investim në edukim dhe sendërtim profeisonaë të kuadrove ekonomik në vend dhe në rajon. Për atë qëllim, edhe këtë vit u kyç me ekspertizën e vetë në kursin e 49-të rajonal për aspektet kryesore të agjendës ndërkombëtare ekonomike për vendet nga Evropa Lindore organizuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për tregti dhe zhvillim (UNKTAD) dhe Fakulteti ekonomik në Shkup, që po mbahet këto ditë.

Pjeësmarrja e Kursit organizuar nga UNKTAD në bashkëpunim me Fakultetin është në kuadër të zbatimit të Memorandumit për bashkëpunim të arritur mes Bankës popullore dhe Fakultetit ekonomik pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, me çka sigurohet hapësirë për kontribut më të madh të bankës popullore në procesin arsimor dhe në edukimin e kuadrove të reja të ardhshme dhe ekzistuese.

Kursi i cili është me karakter ndërkombëtar i kushtohet lidhjeve mes tregtisë ndërkombëtare, investimeve dhe financave, në kontekst të avancimit të marrëveshjeve rajonale tregtare, si dhe krijimi dhe vendosja e politikave të reja, të përmirësuara zhvillimore ekonomike.

Siç ceket në kumtesë, Banka popullore dha kontributin e vet në pjesën e kursit kushtuar sistemit multilateral tregtar dhe miratimit të politikës tregtare. Ekspertet nga Banka popullore, Diana Janevska-Stefanova, këshilltare e pavarur dhe Vesna Stojpevska, udhëheqëse e Departamentit për lëvizje në sektorin e jashtëm nga Drejtorua për politikë monetare dhe hulumtim, mbajtën sesion të veçantë i cili iu kushtuar integrimit ekonomik të vendeve nga Evropa Lindore në formë të këmbimit të mallrave me jashtë dhe investime të drejtpërdrejta, duke i analzuar trendet e kaluara dhe aktuale.

Në këtë sesion, vëmendja ishte kahëzuar drejt dinamikës dhe ndryshimit të kahjes gjeografike dhe strukturës prodhuese të tregtisë së jashtme tek vendet në Evropën Lindore, të ndara në tre grupe të veçanta të vendeve (vendet baltike, vendet nga Evropa Qendrore dhe Juglindore dhe vendet nga Ballkani Perëndimor), në tre dekadat e fundit. Në pjesën e dytë u shqyrtuan dinamika dhe struktura e investimeve të drejtpërdrejta në vendet nga ky rajon, si dhe ndikimi i tyre ndaj strukturës tregtare. Gjithashtu, posaçërisht u përpunuan lidhjet tregtare dhe investuese të ekonomisë së vendit me përvojat e  vendeve të tjera nga rajoni i analizuar, por edhe ndikimi i ngjarjeve të fundit nga ambienti ekonomik botëror ndaj tyre, ceket në kumteësn e Bankës popullore. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR