• e diel, 22 dhjetor 2024

Ekonomi qarkore - koncept i ri për kursim të resurseve, minimum mbeturina, prodhimtari me përgjegjësi dhe konsum me përgjegjësi

Ekonomi qarkore - koncept i ri për kursim të resurseve, minimum mbeturina, prodhimtari me përgjegjësi dhe konsum me përgjegjësi

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Vendet e rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, bëjnë shumë mbeturina komunale, ndërsa ende nuk kanë vetëdije mjaftueshëm të zhvilluar për riciklim dhe selektim të saj. Pikërisht mbeturinat janë fokus i ekonomisë qarkore - koncept i ri që nënkupton kursim të resurseve, konsum me përgjegjësi dhe prodhimtari me përgjegjësi. 

Siç ishte thënë sot në Odën Ekonomike, njerëzit duhet të mendojnë ekologjikisht në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa që të nxitet kjo, më së miri është që të vendoset edukim adekuat që nga mosha më e hershme - në kopshte dhe shkolla fillore. 

"Ne krijojmë shumë mbeturina komunale, nuk riciklojmë sa duhet, ndërsa dhe seleksionimi është gjithashtu në nivel modest. Kështu ndodh në të gjitha vendet e Ballkanit. Ndërgjegjësimi është ende i ulët dhe kjo mund të ndryshohet vetëm përmes edukimit. Kjo duhet mësuar nga kopshti dhe shkollat fillore. Nuk kam dyshim se për një periudhë të caktuar do të ketë kurse të detyrueshme për zhvillim të qëndrueshëm dhe ekonomi qarkore në shkolla ​​fillore, sepse ne kemi vërtet nevojë për kuadro të tilla", theksoi profesoresha Natasha Petroviq nga Fakulteti i Shkencave Organizative në Universitetin e Beogradit, e cila e mbajti të a.q. fjalimin mujor të Odës.

Sipas saj, minimizimi i mbeturinave dhe riciklimi i tij për krijimin e sërishëm vlerë të përdorueshme, është definicioni më i shkurtë për ekonominë qarkore. 

Riciklimi i mbeturinave, tregoi, e optimizoi shfrytëzimin e resurseve. 

Duke folur për resurset, ajo tha edhe se në të ardhmen disa metale do të duhet të riciklohen, sepse ky do të jetë burimi i tyre i vetëm.

Sipas Odës, edhe pse te ne ka ligje të cilat i trajtojnë mjedisin jetësor dhe mbeturinat, si dhe selektimim e tyre, pasqyrën të cilën e dërgon vendi nga ai aspekt është shumë e tmerrshme. 

Një përfaqësues nga biznesi theksoi se në Maqedoninë e Veriut ende nuk ka firma të cilat merem me mbeturinat të cilat i krijojnë disa kompani, prandaj ata edhe po të duan, nuk kanë ku ta shtyjnë. 

"Nuk ka kompani në vend që merren me mbetjet që ne krijojmë, p.sh. pluhuri i duhanit, që mund të përdoret për të bërë briketa apo humus. Nga ana tjetër, eksporti është joprofitabël nëse ka kompani të tilla në Serbi", tha përfaqësuesi i biznesit.

Oda me ngjarjen e sotme paralajmëroi një varg aktivitetesh në temën ekonomia qarkore. Njëherësh informoi se është formuar Qendra për Ekonomi Qarkore si mjet i ri në interes të kompanive. Është miratuar edhe Vendim për formimin e bordit nismëtar për qendër rajonale për ekonomi qarkore. fc/

Fotografia:MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR