• e diel, 22 dhjetor 2024

Ekipi mobil i Drejtorisë së doganave parandaloi kontrabandimin e 3590 tabletave tramadol

Ekipi mobil i Drejtorisë së doganave parandaloi kontrabandimin e 3590 tabletave tramadol

Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA) - Ekipi mobil i Drejtorisë së doganave ka parandaluar kontrabandimin e 3.590 tabletave tramadol të zbuluar në bagazhin personal të një udhëtari gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare në Tabanoc.

Rasti sot e kumtuan nga Dogana është zbuluar në dalje të shtetit, ndërsa autobusi ka lëvizur në linjën e rregullt Maqedoni - Danimarkë. Kundër udhëtarit, përndryshe shtetas i Maqedonisë së Veriut është ngritur kallëzim përkatës.

"Në momentin kur autobusi është vënë në skaner mobil, ku secili prej udhëtarëve nxirrte bagazhin e tij personal nga autobusi, pasagjeri tentoi ta shfrytëzonte momentin dhe çantën e hodhi mbi rrethojën me tela të terminalit doganor në Tabanoc. Ai në këtë rast është parë nga një prej inspektorëve ku është dërguar menjëherë për kontroll të detajuar. Në bagazhin e tij personal, në mëngët e bluzave, xhinset dhe në çorapet e tij janë zbuluar gjithsej treqind e pesëdhjetë e nëntë shirita me dhjetë pilula Doreta të cilët përmbajnë 75 mg Tramadol hidroklorur", kumtuan sot nga Drejtoria e doganave. rq/

Foto: Drejtoria e Doganave

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR