• e shtunë, 28 shtator 2024

Ekipet e NP "Higjiena komunale" - Shkup me aktivitete të përforcuara për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale në Qytetin e Shkupit

Ekipet e NP

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme, ekipet e NP "Higjiena komunale" - Shkup, në turnin e dytë dhe të tretë ka zbatuar aktivitete të përforcuara për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale në të gjitha komunat e Shkupit.

Nga Ndërmarrja komunale publike informojnë se vazhdimisht  pastrohen edhe deponi të mëdha të egra të lokalizuara në rrugët "Xhon Kenedi", "Bllagoja Paroviq" dhe "Metodija Mitevski" në Komunën Çair, si dhe në rrugën "Prashka" në Komunën e Karposhit.

Potencojnë se janë realizuar edhe aktivitete për mirëmbajtjen e higjienës së sipërfaqeve publike dhe të trafikut publik ku u përfshinë edhe zona qendrore e qytetit, shëtitorja “13 Nëntori” dhe Çarshia e Vjetër e
Shkupit.

Ekipet e Ndërmarrjes paralajmërojnë se ekipet e ndërmarrjes edhe gjatë kësaj dite do të vazhdojnë me dinamikë të përforcuar t'i mbledhin mbetjet komunale prej kontejnerëve të vendosur si dhe prej koshave nga amvisëritë individuale në territorin e Qytetit të Shkupit.

Foto: NP „Higjiena komunale“- Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR