• e diel, 22 dhjetor 2024

Ekipe të Avokatit të popullit kanë gjetur dokumenta të gatshme të qytetarëve, Ziberi apelon MPB-ja të jetë më efikase

Ekipe të Avokatit të popullit kanë gjetur dokumenta të gatshme të qytetarëve, Ziberi apelon MPB-ja të jetë më efikase

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Avokati i Popullit udhëzon Ministrinë e Punëve të Brendshme që të riorganizohet në mënyrë që të normalizohet dhënia e dokumenteve personale të gatshme për qytetarët të cilët tashmë janë fotografuar për dokumente të reja pasi më parë mezi kanë arritur të bëjnë termin. Avokati i Popullit Naser Ziberi në konferencë për shtyp vlerësoi se ky është një “problem serioz” dhe një “situatë e panatyrshme”.

Kumtoi se në janar-shkurt kanë pranuar rreth 50 vërejtje për dokumente personale për arsye të ndryshme - përveç pamundësisë së marrjes së dokumentit, qytetarët ankohen edhe për pamundësinë e caktimit të terminit, ndërsa ka edhe vërejtje për rimbursim të shpenzimeve sepse nxjerrin dokumente të reja edhe pse të vjetrave nuk u ka kaluar afati i vlefshmërisë.

Gjatë vizitës së dy pikave kryesore në Shkup - në RTMV dhe në Kisella Vodë, ekipet e AP-së i konfirmuan pretendimet nga vërejtjet se ka "numër serioz të dokumenteve" (letërnjoftime, patentë shoferi dhe leje trafiku, por edhe pasaporta) " të lëna mënjanë dhe nuk inspektim organi për shpërndarjen e tyre përkatësisht dhënien edhe pse kanë përfunduar.

Ekipet e Avokatit të Popullit deri më tani kanë ndihmuar qytetarët që kanë nevojë urgjente për një pasaportë të cilën nuk e kanë marrë, zakonisht për ndonjë lloj udhëtimi (për mjekim, sport, biznes apo udhëtim shkencor) dhe në bashkëpunim me shërbimet e MPB-së i kanë gjetur të gatshme dokumentet.

"Por kjo është një situatë e panatyrshme. Ministria e Punëve të Brendshme duhet ta bëjë këtë sipas detyrës zyrtare dhe t'u japë atyre dokumentet, ndërsa jo ne. Ne sugjerojmë që MPB-ja të bëjë një riorganizim të mirë të procesit dhe që dhënia e dokumenteve të përfunduara të vazhdojë normalisht. Mjajt presin për të marrë termin, pastaj për fotografim, përpunim dhe aprovim, tani edhe për dhënien të pritet shumë", tha Ziberi.

Për vërejtjet me të cilat kërkohet kthimi i parave për dokumente të reja, pasi të vjetrat kanë ende afat, Ziberi u përgjigj se për këtë ka tetë muaj që flet, ndërsa në lidhje me deklaratën e zëvendësministrit plotësues të Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev se një vendim të tillë duhet të shqyrtojë qeveria e re, u përgjigj se kjo çështje "nuk ka lidhje me zgjedhjet".

Avokati i Popullit iu referua edhe një “problemi në pritje para zgjedhjeve” që i referohet një pjese të qytetarëve që kanë mbushur 18 ose ndërkohë do të mbushin 18 vjeç dhe nuk kanë as letërnjoftim, as pasaportë.

"Do të vihet në pikëpyetje e drejta e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje, e cila është e garantuar me Kushtetutë. Disa nga ata persona kanë dokument udhëtimi, por fatkeqësisht me formular të vjetër, që do të thotë se sipas rregullores ekzistuese ato dokumente janë të pavlefshme për pjesëmarrje në procesin zgjedhor, tha Avokati i Popullit dhe tha se “nëse Qeveria nuk ndërmerr masa, shumë qytetarë mund të vendosen në një situatë kaq delikate”.

Prandaj kërkoi nga Qeveria që menjëherë të shqyrtojë problemin - të gjendet ky grup qytetarësh dhe t'u sigurohet prioritet në procedurën për sigurimin e letërnjoftimeve.

“Ashtu siç kjo iu mundësua transportuesve, megjithëse është një numër shumë më i vogël, por ka kohë deri në raundin e parë të zgjedhjeve, pra deri në mesin e muajit prill, shtoi Avokati i Popullit.

Ai ka theksuar edhe moszbatimin e nenit 7 të Ligjit për Letërnjoftime, i cili specifikon se shtetasve mbi 65 vjeç duhet t'u lëshohet letërnjoftimi me vlefshmëri të përhershme. Në vend të kësaj, MPB-ja vazhdon të lëshojë me vlefshmëri prej dhjetë vjetësh. Ai i bëri apel MPB-së që të zbatojë edhe atë nen të ligjit, i cili në të ardhmen do të ulë presionin për ndryshimin e letërnjoftimeve nga qytetarët mbi 65 vjeç. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR