• e premte, 05 dhjetor 2025

Ekip i prokurorisë takon familjet e viktimave nga Koçani, thirrje e hapur për dëshmi dhe prova

Ekip i prokurorisë takon familjet e viktimave nga Koçani, thirrje e hapur për dëshmi dhe prova

Shkup, 29 prill 2025 (MIA) - Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ekipi i prokurorëve që udhëheqin hetimin për zjarrin tragjik në diskotekën "Puls" në Koçan u takuan sot me familjet e viktimave. Siç njofton Prokuroria, në takim prokurorët kanë informuar të afërmit mbi ecurinë e procedurës hetimore dhe janë përgjigjur ndaj pyetjeve dhe dilemave të tyre.

Nga Prokuroria sigurojnë se hetimi është gjithëpërfshirës dhe se shqyrtohen të gjitha aspektet e përgjegjësisë së mundshme:

"Duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe dilemave të ngritura nga të afërmit e viktimave, prokurorët i siguruan ata se hetimi është gjithëpërfshirës dhe se po merren parasysh të gjitha aspektet e përgjegjësisë për ngjarjen tragjike. Familjet u informuan gjithashtu edhe për dinamikën e marrjes në pyetje të palëve të dëmtuara, si fazë tjetër e procesit hetimor", theksohet në kumtesën e Prokurorisë.

Prej atje thonë se Prokuroria vazhdon intensivisht të ndërmarrë aktivitete për ekspertizë ku shumica e rezultateve paraprake priten në ditët në vijim.

"Në hetimin janë angazhuar kapacitetet maksimale nga të gjitha organet hetimore dhe janë përfshirë dhjetëra ekspertë nga fusha të ndryshme", kanë thënë nga PP.

Njëherësh Prokuroria ka bërë thirrje të hapur deri te të gjithë qytetarët që disponojnë me dëshmi personale, informacione ose prova që lidhen me punën e klubit "Puls" dhe kompanive të lidhura me të, si dhe institucioneve kompetente, që t'i ndajnë ato përmes një formulari special i cili është i qasshëm në faqen e internetit të Prokurorisë (ëëë.jorm.gov.mk).

Formulari i plotësuar mund të dërgohet në email-n: istragakochani@jorm.mk që bazuar në rëndësinë e të dhënave, qytetarët do të kontaktohen nga ekipi hetimor.

Prokuroria thekson se zbardhja e shkaqeve në kohë dhe gjithëpërfshirës dhe përgjegjësitë për zjarrin, mbeten prioritet kryesor.

Familjet e viktimave të zjarrit në diskotekën "Puls" në Koçan sot para Prokurorisë publike në Shkup bënë thirrje për përgjegjësi dhe kërkuan dorëheqjen e të gjithë njerëzve përgjegjës dhe formimin e një qeverie të ekspertëve.

Nga Prokuroria ato u drejtuan për në Parlament ku bënë thirrje për përgjegjësi dhe dorëheqjen e deputetëve. Familjet e viktimave kanë realizuar takim me deputetët e partisë E Majta dhe atyre të LSDM-së. Së pari dolën deputetët e së Majtës Boris Kërmov dhe Jovana Mojsoska, pastaj deputetët e LSDM-së ku zhvilluan takim edhe me liderin e opozitës Venko Filipçe. Më pas ata u drejtuan për në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku pritet të takohen me ministrin Pançe Toshkovski.

Në hetimin për zjarrin tragjik në diskotekën "Puls" në Koçani i cili ndodhi më 16 mars 2025 ku jetën e humbën 62 persona, derisa të dyshuar janë 68 persona fizikë dhe tre persona juridikë.

Zjarri u shkaktua nga shkëndijat e efekteve piroteknike gjatë një koncerti të grupit "DNK". Diskoteka ka funksionuar pa licencë të vlefshme dhe ka shkelur standarde të shumta të sigurisë, duke përfshirë mungesën e sistemeve të mbrojtjes nga zjarri dhe daljeve të mjaftueshme të evakuimit.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR