• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Ejpëll" humbi 113 miliardë dollarë në vlerën e tregut pas padisë së rregullatorit amerikan

Kupertino, 22 mars 2024 (MIA) - Aksionet e "Ejpëll" kanë rënë për 4,1 për qind në mbyllje të bursës amerikane, duke bërë që kompania të humbasë rreth 113 miliardë dollarë të vlerës së saj të tregut.

Siç thotë Blumbergu, kompania Kupertino po përballet me probleme në të dy anët e Atlantikut pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngriti dje një padi kundër "Ejpëll" për një monopol të supozuar në tregun e smartfonëve, ndërsa kompania njëkohësisht është në pritje të një hetimi nga Bashkimi Evropian për shkak të shkeljes së mundshme të Ligjit për tregjet digjitale.

Padia e shumëpritur amerikane vjen pas vitesh pretendimesh nga kritikët se "Ejpëll" po dëmton konkurrencën për shkak të kushteve kufizuese të dyqaneve të aplikacioneve, tarifave të larta dhe aksesit të kontrolluar fort në harduerin dhe softuerin e saj.

"Ejpëll" i minon aplikacionet, produktet dhe shërbimet që përndryshe do t'i bënin përdoruesit më pak të varur nga "Ajfonët" e tyre, thuhet në deklaratën e  Departamenti Amerikan të Drejtësisë.

Sipas paditësve, "Ejpëll" po e shfrytëzon monopolin e saj "për të nxjerrë më shumë para nga konsumatorët, zhvilluesit, krijuesit e përmbajtjes, artistët, botuesit, bizneset e vogla dhe tregtarët me pakicë".

Më 4 mars, Bashkimi Evropian ka gjobitur tashmë "Ejpëll" amerikan me 1.8 miliardë euro për shkelje të ligjeve të konkurrencës dhe abuzim me pozitën e saj dominuese në tregun e shitjes së aplikacioneve të transmetimit muzikor, njofton Si-En-En.  qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR