• e martë, 26 nëntor 2024

Egjipti paralajmëron në "pasoja katastrofike" para ofensivës së pritur të Izraelit në Rafah

Egjipti paralajmëron në

Kajro, 25 prill 2024 (MIA) - Presidenti egjiptas Abdel-Fatah al-Sisi sot e përsëriti qëndrimin e fuqishëm të vendit të tij kundër shpërnguljes së palestinezëve nga Rripi i Gazës derisa Izraeli përgatitet për operacionin e ardhshëm ushtarak në Rafah.

Kajro është i brengosur se ndërhyrja e planifikuar izraelite në qytetin kufitar Rafah, vatra e fundit e mbetur e Hamasit në Gazë, do të shkaktojë eksod masiv në Gadishullin e Sinait në Egjipt.

"Egjipti miratoi qëndrim të qartë që nga minuta e parë (e luftës), duke e përjashtuar tërësisht migrimin me dhunë të palestinezëve nga territoret e tyre në Sinai ose në cilindo vend tjetër, me qëllim që të ruhet kauza palestineze nga likuidimi dhe të mbrohet siguria kombëtare e Egjiptit", tha Sisi në fjalimin televiziv. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR