• e hënë, 23 dhjetor 2024

Egjipti i bëri thirrje Hamasit dhe Izraelit që të tregojnë fleksibilitet dhe sa më shpejt të arrijnë armëpushim në Gazë

Egjipti i bëri thirrje Hamasit dhe Izraelit që të tregojnë fleksibilitet dhe sa më shpejt të arrijnë armëpushim në Gazë

 Kajro, 10 maj 2024 (MIA) - Egjipti i bëri thirrje Hamasit dhe Izraelit që të tregojnë fleksibilitet në mënyrë që sa më shpejt të arrihet një armëpushim në luftimet në Gazë, njoftoi sot në mëngjes Ministria egjiptiane e Punëve të Jashtme.

Egjipti  konsideron se bisedimet në Kajro, të cilat dështuan në arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi këtë javë, për momentin janë në një "fazë delikate", ndërsa delegacionet nga Hamasi dhe Izraeli janë larguar nga kryeqyteti egjiptian, thuhet në njoftim. 

 Në një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan e Shtetit Anoni Blinkenin, ministri egjiptian i Punëve të Jashtme Sameh Shukri e theksoi "rëndësinë e thirrjes për palët që të tregojnë fleksibilitet dhe t'i bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe kështu t'i jepet fund tragjedisë humanitare në Gazë", bëri të ditur Ministria.

 Kajro druan nga rreziku se operacioni izraelit në Rafah do ta kërcënojë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, shtohet në njoftimin e diplomacisë egjiptiane.

 Blinkeni konfirmoi se SHBA-ja kundërshton një operacion të madh ushtarak në Rafah dhe çdo zhvendosje të detyruar të palestinezëve nga Gaza, tha zëdhënësi i tij Metju Mileri.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR