• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Egjipti e ka bindur Hamasin që të mos ndërpresë bisedimet pas sulmit në spitalin Shifa

Egjipti e ka bindur Hamasin që të mos ndërpresë bisedimet pas sulmit në spitalin Shifa

Kajro, 19 mars 2024 (MIA) - Autoritetet egjiptiane kanë bindur Hamasin që të mos ndërpresë bisedimet rreth pengjeve në këmbim të një armëpushimi pasi Izraeli filloi një tjetër sulm në spitalin Shifa të Gazës, raportuan mediat e Katarit.

Burim anonim egjiptian deklaroi për mediat e Katarit se disa persona zyrtarë kanë ndërhyrë të hënën në mëngjes për të siguruar pjesëmarrjen e vazhdueshme të organizatës palestineze, shkruan "Tajms of izrael".

Burimi shton se bisedimet me sa duket nuk do të rezultojnë me një armëpushim të përhershëm, pasi Izraeli e ka përjashtuar mundësinë se do të ndjekë qëllimin e shkatërrimit të Hamasit edhe pasi të arrihet ndonjë marrëveshje.

"Dhe krahas interesit të madh të ndërmjetësuesve për suksesin e raundit aktual të negociatave, ambiciet e tyre nuk kufizohen vetëm në arritjen e një armëpushimi të përhershëm në Rripin e Gazës", thotë burimi nga Katari.

Të hënën, armata izraelite pushtoi spitalin Shifa që pretendojnë se kanë kapur rreth 80 anëtarë të dyshuar të Hamasit, ndërsa disa anëtarë të dyshuar të grupit kanë qenë të plagosur gjatë luftimeve.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se në bastisjen e cila filloi herët të hënën, pati të vdekur dhe të plagosur, ndërsa në hyrje të kompleksit shpërtheu zjarr. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR