Edicioni i gjashtë i Ditëve të edukimit mediatik 2024
- Me konferencën në temë "Politikat e edukimit mediatik në epokën e inteligjencës artificiale" Rrjeti për edukim sot e hapi edicionin e gjashtë të Ditëve të edukimit mediatik 2024. Aktivitetet e planifikuara që do të zgjasin deri më 4 nëntor do të zhvillohen me moton “Vetëdija jote është filtri më i rëndësishëm”.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:34, 28 tetor, 2024
Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Me konferencën në temë "Politikat e edukimit mediatik në epokën e inteligjencës artificiale" Rrjeti për edukim sot e hapi edicionin e gjashtë të Ditëve të edukimit mediatik 2024. Aktivitetet e planifikuara që do të zgjasin deri më 4 nëntor do të zhvillohen me moton “Vetëdija jote është filtri më i rëndësishëm”.
Hapja e DEM-së 2024 është paralajmëruar në orën 9 në Muzeun e luftës maqedonase për pavarësi në Shkup, ku nga ora 09:30 deri në orën 10:30, do të mbahet seminar me temën "Inteligjenca artificiale dhe e drejta e autorëve" organizuar nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në bashkëpunim me Republikën Federale të Gjermanisë. Pason panel diskutimi me temën "Etika në shfrytëzimin e inteligjencës artificiale" organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut e cila do të mbahet nga ora 10:45 deri në orën 11:45. Dita do të përfundojë me seminarin me temë "Politika për zhvillimin e ndërgjegjësimit për rreziqet e dezinformimit" organizuar nga Instituti për hulumtim të zhvillimit social (RESIS) e cila do të mbahet prej orës 12 deri në orën 13.
Sipas paralajmërimit, nesër nga ora 13:00 deri në orën 15:30, në Kuvendin republikan do të mbahet panel diskutimi me temën "Edukimi mediatik dhe të rinjtë" organizuar nga Forumi arsimor rinor (FAR) dhe IREKS. Gjithashtu, nga ora 12 deri në orën 15, në SHMQ gjimnazi "Goce Dellçev" në Kumanovë do të mbahet seminari me temën "Laboratori mediatik: Njohja e dezinformimit dhe krijimi i përmbajtjes mediatike” organizuar nga Instituti për studime të komunikimit (ISK). Nga ora 14 deri në orën 15 në Europe House në Shkup do të mbahet panel diskutimi me temën "Dezinformata të importuara (fokusi i Lojërave olimpike 2024)", e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.
Më 30 tetor, nga ora 10 deri në orën 12, në Hotel Limak në Shkup do të mbahet "Konferenca Kombëtare për shkri-lexim mediatiknë arsim", e organizuar nga Instituti i Maqedonisë për Mediat (IMM) dhe IREKS. Pastaj, nga ora 12:00 deri në orën 14:30, në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele do të mbahet panel diskutimi me temë "Forcimi i integritetit dhe përgjegjësisë gazetareske" e organizuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe IFES. Gjithashtu, nga ora 12 deri në orën 14, në Qendrën rinore në Kavadar do të mbahet seminari me temë "Jetë e zgjuar në botën digjitale" organizuar nga Instituti maqedonas për media (IMM) dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian. Radio Kanal 77 do ta festojë edukimin mediatik në programin e saj gjatë gjithë ditës.
Më 31 tetor nga ora 9:30 deri në orën 12:30, në SHMQSH "Georgi Dimitrov" në Shkup do të mbahet seminar me temë “Laboratori mediatik: Njohja e dezinformimit dhe krijimi i përmbajtjes mediatike” organizuar nga Instituti për studime të komunikimit (ISK). Më pas nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele do të mbahet seminari me temë “Edukimi mediatik dhe nxënësit e shkollave të mesme” organizuar nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Projekti tuining. Dita do të përfundojë me seminarin me temë “Inteligjenca artificiale: mundësitë dhe rreziqet” e cila do të mbahet nga ora 12:30 deri në 14:30 në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
Më datë 1 nëntor nga ora 10:00 deri në orën 14:00, Radio MOF do të organizojë Ditët e hapura mediatike. Në orën 11:00 në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele do të mbahet seancë e hapur e Komisionit për ankesa me temë "Sfidat për vetërregullimin e medias”, organizuar nga Këshilli i Etikës në Media të Maqedonisë (KEMM). Pastaj, nga ora 12:00 deri në ora 14:00, në Europe House në Shkup do të mbahet seminar me temë "Jetë e zgjuar në botën digjitale”, organizuar nga Instituti maqedonas për media (IMM) dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian. Dita do të përfundojë me seminar me temë "Dezinformimi në Ballkanin Perëndimor: Tendencat, sfidat dhe përgjigjet", organizuar nga Fondacioni Metamorfozis i cili do të mbahet onlajn nga ora 13:00 deri në orën 14:00.
Më 2 nëntor, nga ora 12:00 deri në orën 12:30, Radio MOF do të organizojë video-diskutim me temë “Jeta digjitale e të rinjve” i cili do të mbahet onlajn.
Më 4 nëntor nga ora 10:00, në Hotel Arka do të mbahet seminari me temë “Njohja dhe reagimi ndaj gjuhës së urrejtjes”, organizuar nga Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM) dhe OSBE. Më pas, nga ora 12:00, Radio MOF do të organizojë video reportazh me temë “Gazetarët dhe inteligjenca artificiale” i cili do të mbahet onlajn. Në të njëjtën kohë, nga ora 12:30 deri në 14:30, në Qendrën Rinore në Probishtip do të mbahet seminari me temë “Ballë për ballë: Bashkëkrijojmë tregime”, organizuar nga Ballë për ballë dhe GRIG. Dita dhe i gjithë programi do të përfundojë me takimin vjetor të Rrjetit të edukimit mediatik i cili do të mbahet nga ora 14:00-15:00 në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
Me Ditët e edukimit mediatik 2024 të cilat do të mbahen nga 28 tetori deri më 4 nëntor nën moton "Vetëdija juaj është filtri më i rëndësishëm", një sërë ngjarjesh të ndryshme kontribuojnë në kremtimin e Javës globale të edukimit në media dhe Informacione të organizuar nga Aleanca për edukimin mediatik dhe informativ të UNESKO-s. Tema e DEM-së në lidhje me Javën globale është "Njohuri mediatike dhe informative për informim në interes të publikut". qa/