Edicioni i 21-të i "Natës së bardhë" në Shkup
- Shfaqje multimediale, ekspozita, koncerte, lexime letrare dhe performanse do të organizohen sonte në kuadër të manifestimit të 21-të të "Natës së bardhë" e cila tradicionalisht mbahet në të shtunën e parë të tetorit. Organizues janë Salla universale dhe Qyteti i Shkupit të cilët paralajmëruan program të llojllojshëm kulturor dhe ngjarje për të cilat hyrja e vizitorëve është pa pagesë.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:14, 4 tetor, 2025
Shkup, 4 tetor 2025 (MIA) - Shfaqje multimediale, ekspozita, koncerte, lexime letrare dhe performanse do të organizohen sonte në kuadër të manifestimit të 21-të të "Natës së bardhë" e cila tradicionalisht mbahet në të shtunën e parë të tetorit. Organizues janë Salla universale dhe Qyteti i Shkupit të cilët paralajmëruan program të llojllojshëm kulturor dhe ngjarje për të cilat hyrja e vizitorëve është pa pagesë.
"I tërë Qyteti do të shndërrohet në një skenë të madhe artistike të kapshme për të gjithë qytetarët. 'Nata e bardhë' është simbol i transparencëskulturore të Shkupit - mbrëmje kur rrugët mbzshen me art, inspirim dhe shoqërim. Qëllimi është të ndërlidhen qytetarët dhe artistët përmes përvojës së përbashkët ecila e feston kreativitetin dhe frymën kulturore të qytetit tonë", kumtuan organizuesit.
Ngjarje do të organizohen në Muzeun e Qytetit të Shkupit, Qendrën rinore kulturore, Qendrën kulturore-informative, Qendrën kulturpre për fëmijë, Muzeun e luftës maqedonase, Shtëpinë e kulturës "Koço Racin".
Ngjarje do të ketë edhe në ambiente të hapura prej orës 20.30 pçerformansë muzikore në sheshin "Filipi i Dytë", si dhe në Çarshinë e Shkupit - në Suli Han do të të shfaqet projekti francezo-gjerman "Çarshia e vjetër e Shkupit: vizione për të ardhmen" - prezantim i kreacioneve multimediale të krijuara nga studentët e Fakultetit të arteve dramatike, Fakultetit për arte figurative, Fakultetit filozofik, Fakultetit filologjik dhe Fakultetit arkitektonik nga Shkupi. Programi përfshin video kreative, ekspozitë të fotografive, narratove historike, lexime letrare dhe projekte akritektonike për tëa rdhmen e çarshisës ë vjetër. Më pas në Suli han do të jetë koncert të muzikës elektronike "Paris-Berlin-Shkup" me interpretimine tre dixhejëve.
Në programin për "Natën e bardhë"" përfshihet edhe Biblioteka e qytetit "Vëllezërit Milladinovi" ku do të promovohet libri "Punëtori për riparim të ndjenjave (antologji e dytë e së ardhmes)" - përmbledhje poezish, prozë dhe dramë e 15 kreatorëve të rinj të cilët morën pjesë në punëtorinë për shkrim kreativ organizuar nga biblioteka. ab/
Foto: Plaketë