• e enjte, 30 janar 2025

Edhe zyrtarisht është ndaluar puna e UNRVA në Jerusalemin Lindor dhe në Izrael

Edhe zyrtarisht është ndaluar puna e UNRVA në Jerusalemin Lindor dhe në Izrael

Tel-Aviv, 30 janar 2025 (MIA) - Sot ka hyrë në fuqi vendimi i autoriteteve izraelite për ndalesën e punës së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRVA) në territorin e Jerusalemit Lindor dhe Izraelit.

Ndalesa, të cilën parlamenti izraelit e miratoi para tre muajve, ka hyrë në fuqi pasi që Gjykata Supreme e Izraelit e refuzoi kërkesën për suspendimin e ndalesës, shlruan Skaj njuz.

Izraeli e akuzoi UNRVA-në se është e ndërlidhur me Hamasin në Rripin e Gazës, gjë të cilën organizata e mohon. Nëntë të punësuar janë pushuar nga puna për shkak të implikimit të tyre në sulmet terroriste më 7 tetor.

Edhe krahas asaj që disa vende e kanë ndërprerë financimin e organizatës, pjesa më e madhe e donatorëve, përfshirë edhe Britaninë e Madhe kanë vazhduar të sigurojnë mjete për Agjencinë.

"UNRVA është e njejtë me Hamasin", tha zëdhënësi i qeverisë izraelite, duke shtuar se Izraeli ka publikuar, siç pohon "dëshmi jo të rëndësishme" për praninë e anëtarëve të Hamasit në kuadër të UNRVA-së. Megjithatë, dëshmi për lidhje të tilla në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor nuk janë prezantuar. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR