• e hënë, 23 dhjetor 2024

Edhe tre republikanë e kanë përkrahur propozimin për impiçment të kryetarit të Dhomës përfaqësuese të SHBA-së

Edhe tre republikanë e kanë përkrahur propozimin për impiçment të kryetarit të Dhomës përfaqësuese të SHBA-së

Uashington, 3 tetor 2023 (MIA) - Disa republikanë nga Dhoma përfaqësuese e SHBA-së deklaruan se do ta përkrahin propozimin për ndërrimin e bashkëpartiakut të tyre, Kevin Mekarti nga funksioni kryetar i Dhomës, paraprakisht të vendosur nga kongresmeni Met Gejc.

Tre anëtarë të Dhomës përfaqësuese, Endi Bigs dhe Eli Krejn, dy republikanë nga Arizona dhe Bob Gud, republikan nga Virxhinia, dje e kanë publikuar përkrahjen e tyre për iniciativën e Gejtsit. Republikani Tim Burshet, po ashtu, synon ndaj përkrahjes së peticionit për ndërrim të Mekartit.

Iniciativën për ndërrim të kryetarit të Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, e ka ngritur Met Gejc, republikan i këtij trupi.

Gejc e ka akuzuar Mekartin se është dakorduar me Shtëpinë e Bardhë që të miratohet ligj, me të cilin do t'i sigurohet ndihmë financiare Ukrainës në luftën kundër Rusisë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR