Edhe shumica në pushtet parashtroi kërkesë për debat mbikëqyrës për ndotjen e ajrit, Gashi duhet të vendosë cili trup amë është kompetent për organizimin e tij
- Shumica në pushtet në Kuvend, me nënshkrim të 61 deputetëve sot i dërgoi kërkesë kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për mbajtjen e debatit mbikëqyrës me temë "Efektet nga ndotja e ajrit në Shkup dhe në qytetet e tjera, ndaj shëndetit të njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtje të shëndetit publik", pasi që dje Komisioni për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit solli mendim për debatin mbikëqyrës të Komisionit të përhershëm anketues për liritë dhe të drejtat e qytetarit nga i cili ceket se kryetari i tij Dimitar Apasiev, në bazë të Rregullores është dashur të konsultohet me anëtarët e tjerë të këtij trupi kuvendor. Plotësisht në bazë të nenit 62 paragrafi 5 nga Rregullorja bëhet e ditur se kryetari i Kuvendit e cakton trupin amë i cili duhet ta organizojë debatin e këtillë.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:02, 18 shkurt, 2025

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Shumica në pushtet në Kuvend, me nënshkrim të 61 deputetëve sot i dërgoi kërkesë kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për mbajtjen e debatit mbikëqyrës me temë "Efektet nga ndotja e ajrit në Shkup dhe në qytetet e tjera, ndaj shëndetit të njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtje të shëndetit publik", pasi që dje Komisioni për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit solli mendim për debatin mbikëqyrës të Komisionit të përhershëm anketues për liritë dhe të drejtat e qytetarit nga i cili ceket se kryetari i tij Dimitar Apasiev, në bazë të Rregullores është dashur të konsultohet me anëtarët e tjerë të këtij trupi kuvendor. Plotësisht në bazë të nenit 62 paragrafi 5 nga Rregullorja bëhet e ditur se kryetari i Kuvendit e cakton trupin amë i cili duhet ta organizojë debatin e këtillë.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski sot në konferencë për shtyp ishte decid se debati i këtillë mbikëqyrës do të ndodhë me respektimin e plotë të dispozitave nga Rregullorja.
"Tashmë në procedurë është parashtruar kërkesë për debat mbikëqyrës drejtuar kryetarit të Kuvendit, me të cilin ne kërkojmë, në bazë të nenit 21 të Ligjit të Kuvendit dhe nenit 214 paragrafi 5 nga Rregullorja, në pajtim me kompetencat që i ka kryetari i Kuvendit, të konstatuara në nejnin 62 nga Rregullorja, të caktojë trup pune amë i cili do të mbajë debat mbikëqyrës me temë 'Efektet nga ndotja e ajrit në Shkup dhe në qytetet e tjera, ndaj shëndetit të njerëzve dhe masat që po ndërmerren për mbrojtjen e shëdnetit publik. Kjo kërkesë është 99% e njejta me atë kërkesë të cilën e kanë parashtruar LSDM dhe E Majta, me një dallim kyç, që kërkesën tonë e nënshkruan 61 deputetë, por kërkojmë nga kryetari i Kuvendit në pajtim me dispozitat e Rregullores të konstatojë trup pune amë në të cilin do të mbahet ky debat mbikëqyrës", tha Stojanoski.
Ne konsiderojmë, shtoi ai, se ai debat mbikëqyrës, me të gjitha ato dispozita të cilat na i jep Rregullorja, duhet të përfundojë me konstatimin e përgjegjësisë për të gjithë ata të cilët gjatë viteve të kaluara nuk kanë bërë asgjë për të luftuar kundër ndotjes së ajrit.
"Ne nuk do të marrim pjesë në debate të organizuara politike të cilat duhet t'i hedhin gomë shpëtimi dikujt dhe t'ia shpëtojnë karrierën politike", tha deputeti i VMRO-DPMNE-së.
Stojanoski thotë se dallimi kyç në procedurën për organizim të debatit mbikëqyrës është që nuk është respektuar neni 62 paragrafi 5 i Rregullores përkatësisht se kryetari i Kuvendit cakton se cili trup amë do ta organizojë debatin mbikëqyrës. Deputetët, sipas tij, nuk kanë të drejtë vetë të ccaktojnë se në cilin trup amë do të mbahet debati.
"Ajo kërkesë e tyre nuk ka dispozitë të tillë ndërsa ne në kërkesën tonë në faqen e parë kërkesë të veçantë nga kryetari i Kuvendit, në pajtim me kompetencat e tij, të caktojë se cili është trupi amë për organizim të këtij debati. Nëse kryetari vendosë që ai të jetë Komisioni anketues, ne nuk kemi problem me atë", tha Stojanoski. Sipas tij, Gashi është sovran në interpretimin e Rregullores dhe në respektimin e rregullave të cilat i janë dhënë në pajtim me Rregulloren dhe në pajtim me interpretimin të cilin dje Komisioni ia dërgoi kryetarit.
Problemi për ta, siç tha, është politizimi i temës për ndotjen e ajrit. "Nëse e shihni listën e mysafirëve, për mua është indikative ajo që nuk ka asnjë funksionar i cili ka kryer funksion të tillë që është prëgjegjës për parandalimin e ndotjes së ajrit në shtatë vitet e kaluara", tha deputeti Stojanoski.
Kryetari i Komisionit të përhershëm anketues për liritë dhe të drejtat e qytetarit Dimitar Apasiev paraprakisht në konferencë për shtyp akuzoi se VMRO-DPMNE dhe ZNAM me qëllim e sabotojnë debatin mbikëqyrës që ai tashmë e cakton për më 25 shkurt. ab/
Foto: Arkivi