• e martë, 26 nëntor 2024

Edhe një gjeneral rus në paraburgim

Edhe një gjeneral rus në paraburgim

Moskë, 1 nëntor 2024 (MIA) – Gjeneral-majori rus Aleksandar Ogloblin është arrestuar nën dyshim për korrupsion, pasi ishte denoncuar nga një ish epror.

Arrestimi i ish-shefit të Departamentit të komunikimeve ushtarake të Rusisë është i fundit nga seria e gjatë e arrestimeve të drejtuesve të lartë ushtarakë, në momentin e spekulimeve për presion në qarqet më të larta të organizatës ushtarake ruse nën presidentin Vladimir Putin.

Ogloblin është në paraburgim për dyshim se ka marrë ryshfet prej 10 milionë rubla (rreth 103,000 euro) nga një kompani telekomunikacioni, për sigurimin e kontratave me Ministrinë e Mbrojtjes, njoftoi Komisioni hetimor rus.

Shojgu, i cili në maj ishte ndërruar nga pozita e ministrit të Mbrojtjes, tani është sekretar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë. Ministria britanike e Mbrojtjes theksoi se kjo tregon në “masa të rrepta kundër zyrtarëve aktualë dhe ish zyrtarëve nga Ministria e Mbrojtjes, të cilat i ka emëruar Shojgu”. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR