• e shtunë, 29 qershor 2024

Edhe në Spanjë studentët përgatisin protesta kundër Izraelit

Edhe në Spanjë studentët përgatisin protesta kundër Izraelit

Madrid, 7 maj 2024 (MIA) - Studentët mbarë Spanjën po paralajmërojnë protesta në ditët në vijim kundër gjenocidit që Izraeli po kryen në Palestinë, sipas shembullit të universiteteve në SHBA, Holandë dhe Belgjikë, deklaruan përfaqësuesit e tyre për mediat spanjolle.

Në Fakultetin filozofik në Valencia, studentët kanë një javë që flejnë në tenda dhe protestojnë çdo ditë.

"Ne i kërkojmë Universitetit tonë të ndërpresë të gjitha lidhjet me institucionet dhe kompanitë që bashkëpunojnë me Izraelin", deklaroi 20 vjeçarja Ester Monge, studente e shkencave politike dhe sociologjisë për gazetën "El Pais".

Për momentin, një numër i madh i Universiteteve po zhvillojnë takime ku studentë dhe pedagogë votojnë për bllokadat e fakulteteve.

Momentalisht sipas mediave spanjolle, po mbahen mbledhje në Universitetet e Madridit, Saragosës, Barcelonës, Zhironës, Granadës dhe në qytete tjera. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR