• e hënë, 23 dhjetor 2024

Edhe katër persona janë arrestuar pasi hapën një tunel dhe depërtuan në depon e gjykatës në Podgoricë

Edhe katër persona janë arrestuar pasi hapën një tunel dhe depërtuan në depon e gjykatës në Podgoricë

Podgoricë, 13 tetor 2023 (MIA) - Katër persona të lidhur me hapjen e tunelit dhe depërtimin në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë janë arrestuar pas marrjes në pyetje, tha kreu i Prokurorisë themelore shtetërore në Podgoricë, Dushko Milanoviq.

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq, mbrëmë kumtoi se katër persona janë duke u marrë në pyetje në Prokurorinë themelore shtetërore, njoftoi RTCG.

Paraprakisht kallëzim penal për bashkim kriminal, vjedhje të rëndë dhe parandalim të provave për bashkëpunimi është ngritur ndaj katër shtetasve serbë, të cilët ishin caktuar si gërmues të tunelit 30 metra të gjatë. Për ta është lëshuar një urdhërarrest. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR