• e hënë, 23 dhjetor 2024

Edhe Italia e ka rritur nivelin e sigurisë

Edhe Italia e ka rritur nivelin e sigurisë

Romë, 25 mars 2024 (MIA) – Italia e ka ngritur sot nivelin e sigurisë në nivelin më të lartë. Vendimi është marrë sot në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas sulmit në Moskë, për të cilin Shteti Islamik mori përgjegjësinë.

Rritja e sigurisë po futet gjithashtu përpara shënimit të Pashkëve këtë fundjavë.

“Do të forcohet edhe mbikëqyrja edhe kontrollet, me vëmendjen më të madhe në vendet ku mblidhen apo kalojnë numri më i madh i njerëzve, gjë që i bën ata objektiva të rrezikuar”, thuhet në kumtesën e Ministrisë italiane të Punëve të Brendshme.

Më herët edhe Franca ka rritur nivelin e sigurisë. Kryeministri francez Gabriel Atal deklaroi se fakti që SHI e mori përgjegjësinë për sulmin e javës së kaluar në Moskë, ku e humbën jetën 133 njerëz dhe u plagosën më shumë se 100, e rëndon vendin e tij. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR