• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Edhe dy të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në Suedi

Edhe dy të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në Suedi

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) – Ambasada e Suedisë në faqen e saj në Fejsbuk njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit edhe tre të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në spitalin Karolinska në Suedi. 

“Mbrëmë në orën 03:30, fluturimi për evakuim mjekësor nga ekipi i Klinikës Universitare Karolinska u nis nga Shkupi, duke bartur edhe dy pacientë në Stokholm për trajtim mjekësor. Suedia solidarizohet me Maqedoninë e Veriut pas zjarrit tragjik të fundjavës. Mendjet tona mbetem me të gjithë të prekurit”, qëndron në njoftimin e Ambasadës së Suedisë.

Në Suedi për momentin gjenden katër të lënduar në zjarrin në Koçan në të cilin humbën jetën 59 persona, ndërsa 176 janë lënduar. 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme publikoi numra telefoni për kontakt 24/7 në shtetet ku ka të shtetas të lënduar maqedonas. Për Suedi numri kujdestar i telefonit është е +46 701844605 dhe +46 768792019. fc/

Fotografia: Fejsbuku i Ambasadës suedeze

 

QËNDRONI TË LIDHUR