• e martë, 19 nëntor 2024

Edhe 850 persona konsiderohen të zhdukur pas zjarreve katastrofike në Havai

Edhe 850 persona konsiderohen të zhdukur pas zjarreve katastrofike në Havai

Honolulu, 21 gusht 2023 (MIA) - Rreth 850 persona ende konsiderohen të zhdukur pas zjarreve shkatërruese në ishullin e Havait, Maui, deklaroi prefekti i këtij rajoni, Riçard Bisen.

Bisen tha se mbi 1.200 persona, të cilët ishin në listën e të zhdukurve, deri më tani janë gjetur të sigurt, ndërkaq pritet numrat të ndryshojnë, lajmëroi Radio Evropa e Lirë.

Zyrzarisht është konfirmuar se deri më tani në zjarre jetën e humbën 141 persona.

Presidenti amerikan, Xho Bajden duhet ta vizitojë ishullin, për herë të parë pasi që ai u kaplua nga zjarret.

Përfaqësuesi zyrtar i Shtëpisë së bardhë për mediumet amerikane deklaroi se Bajden planifikon të emërojë një nëpunës federal për raste urgjente i cili do t'u prijë përpjekjeve të mundimshme për rikuperim të ishullit.

Zjarri shkatërroi një pjesë të madhe të qytetit historik Maui Lahaina, ndërsa këto zjarre konsiderohen si katastrofa më e keqe natyrore në historinë e Havait. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR