• e martë, 11 mars 2025

E vetmja zgjidhje e pranueshme me Bullgarinë është shtyrja e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, duam garanci dhe rrugë të qartë drejt BE-së, thonë burime nga MPJ-ja

E vetmja zgjidhje e pranueshme me Bullgarinë është shtyrja e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, duam garanci dhe rrugë të qartë drejt BE-së, thonë burime nga MPJ-ja

 Shkup, 7 mars 2025 (MIA) - E vetmja zgjidhje e pranueshme me Bullgarinë është shtyrja e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, duam garanci dhe një trajektore të qartë dhe parashikueshmëri në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, bëjnë të ditur burime nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Sipas burimeve, Qeveria është e përkushtuar për dialog dhe po punon për gjetjen e një zgjidhjeje që do të thotë parashikueshmëri, sepse, siç thonë, nëse i miratojmë ndryshimet kushtetuese dhe sërish pas disa muajsh gjendemi në situatë të bilateralizimit, dëmi do të jetë i madh për reputacionin e BE-së edhe tek ne, si dhe për rajonin në tërësi.  

 "Zhvillojmë dialog, duam dialog që do të thotë një rrugë e qartë përpara në procesin e negociatave, por ende nuk jemi në gjendje të kemi një pasqyrë të qartë se pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të kemi sërish bilateralizim të procesit dhe prandaj jemi në qëndrimin tonë se e vetmja zgjidhje e pranueshme janë ndryshimet kushtetuese me shtyrjen të zbatimit, sepse konsiderojmë se kështu do të mbrohemi dhe kështu do të kemi edhe motivim ndaj palës tjetër të mos vazhdojë të bilateralizojë, po ta inkurajojë rrugën tonë përpara, bëjnë të ditur burime nga MPJ-ja.  

Burimet thonë se në deklaratën e MPJ-së bullgare pas takimit të shefave të diplomacive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Timço Mucunski dhe Georg Georgiev në shkurt, ata publikisht kanë thënë se ndryshimet kushtetuese janë vetëm për hapjen e negociatave dhe se nga momenti i hapjes së negociatave ekziston rrezik që të reduktohen sërish në çështje dypalëshe, ndaj dhe aktiviteti diplomatik synon ta parandalojë këtë.

Thonë se pjesa më e madhe e përpjekjeve të qeverisë në muajt e fundit janë drejtuar pikërisht në këtë çështje. Kujtojnë se kur u shfaq kjo zgjidhje në vitin 2022, gjegjësisht përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë si kusht për hapjen e negociatave, përfaqësuesit e BE-së dhe të disa vendeve anëtare u përcolli përfaqësuesve aktualë të qeverisë se nuk prisnin që qeveria e atëhershme do ta pranojë këtë zgjidhje, para së gjithash për shkak të mungesës së kapaciteteve për të ofruar.

 Por, siç shtojnë burime nga MPJ-ja, ata kanë qenë të bindur nga ministri i mëparshëm i Punëve të Jashtme Jashtëm ashtu edhe nga zëvendëskryeministri, i cili tani nuk ndodhet  në shtet, se kanë një plan të qartë, konkret se si të ofrohet një shumicë prej dy të tretash në Kuvend.

Sipas burimeve nga Ministria,  në muajt e ardhshëm në Sofje ekziston mundësia e një takimi të përsëritur mes Mucunskit dhe Georgievit, në kuadër të një konference ndërkombëtare. 

Lidhur me votimin e ndryshimeve kushtetuese, dhe kur nëse kjo do të ndodhte, ata thonë se do të mbështesin një proces të tillë kur  shteti do të ketë një rrugë të qartë dhe të parashikueshme dhe se kjo është çështja e fundit dypalëshe që i kërkohet shtetit  për integrimet evropiane.

 Lidhur me ndihmën e SHBA-së për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në BE, duke pasur parasysh situatën aktuale gjeopolitike, burimet thonë se SHBA-ja kanë një interes strategjik që ne të ecim përpara në rrugën e anëtarësimit të plotfuqishëm në BE dhe shprehin besimin se e njëjta qasje do të mbetet edhe me këtë administratë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

  

QËNDRONI TË LIDHUR